BallinaSocialeFOTO/Pas 14 djemve, më në fund çifti bëhet me vajzë

FOTO/Pas 14 djemve, më në fund çifti bëhet me vajzë

Një çift nga Michigan (SHBA) janë bërë prindër të një vajzë, pas 14 djemve. Kateri Schwandt solli në jetë vogëlushen e saj Maggie Jayne ditën e enjte.

Babai 45-vjeçar Jay Schwandt tha se ai dhe gruaja e tij janë shumë të lumtur që Megie Jayne u shtua në familjen e tyre.

“Ky vit ka qenë i paharrueshëm për shumë arsye, por Megi është dhurata më e madhe që mund të imagjinonim ndonjëherë”, tha ai për ‘Detroit Free Press’ pas lindjes së vajzës së tij në spitalin ‘Mercy Health Saint Mary’s’ në Grand Rapids.

Familja Schwandts kanë zënë ballinat e mediave të huaja me historinë e tyre të veçantë dhe sigurisht edhe lindja e vajzës ka bërë jehonë.

Fëmija më i madh i familjes, Tyler Schwandt, 28 vjeç u shpreh se kurrë nuk e kishte menduar se në shtëpinë e tyre do të kishte edhe një vajzë.

Pas 14 djemve, më në fund çifti bëhet me vajzë (FOTO)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular