BallinaAktualitet11 viktima dhe 730 raste pozitive. Ja si paraqitet situata me Covid...

11 viktima dhe 730 raste pozitive. Ja si paraqitet situata me Covid në Kosovë

Në Kosovë janë regjistruar 11 viktima si pasojë e koronavirusit. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në 24 orët e fundit janë regjistruar 730 raste të reja.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të dielën janë regjistruar edhe 75 raste që kanë mposhtur virusin, ndërsa raste aktive aktualisht janë 7,278.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 24, 115 të prekur nga sëmundja Covid-19, prej tyre 755 pacientë kanë vdekur.

Me miratim të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që nga ora 20:00 e së premtes deri të hënën, në orën 05:00, t’iu ndalohet veprimtaria të gjitha subjekteve bizneseve, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Në këtë periudhë janë mbyllur edhe qendrat tregtare dhe rekreative dhe subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë në të gjithë territorin e Kosovës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular