BallinaKryesoreBëmat antipatriotike të Edi Ramës

Bëmat antipatriotike të Edi Ramës

spot_img
spot_img
Nga Ermal Xhelilaj

Eshtë ironike, absurde dhe njëkohësisht qesharake të dëgjosh Kryeministrin dhe kllounin e tij në Bashkinë e Tiranës, që në kohë fushate elektorale të hedh akuza mbi opozitën lidhur me çështje të caktuara me natyrë të interesit kombëtar. Padyshim që këto gënjeshtra e manipulime të opinionit publik bëhen qëlllimisht tani në prag të zgjedhjeve për të kamufluar paaftësinë, dështimet, abuzimet dhe skandalet që kanë përfshirë Qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës.
Gjithësesi, nëse do t’i referohemi çështjes kombëtare, Kryeministri është i pari zyrtar i lartë që duhet t’i përgjigjet shumë pyetjeve sensitive lidhur me problemet që mund t’i ketë shkaktuar interesave kombëtare të Shqipërisë.
Bëmat antipatriotike të Edi Ramës dhe kllounit të tij në Bashkinë e Tiranës janë të shumta. Së pari, ishte ai që ngriti padi gjyqësore kundër një prej ish-drejtuesve dhe luftëtarëve të paepur të UÇK-së, Ramush Haradinaj Duke i kaluar një mesazh solidariteti e mbështetjeje qarqeve antikombëtare të Beogradit, të cilave u erdhi për shtat ky akt i paprecedent i një Kryeministri shqiptar.
Së dyti, pikërisht për atë janë hedhur akuza të besueshme që bashkëpunoi ngushtësisht me Vuçiç dhe mund të ketë qenë një prej ideatorëve kryesor bashkë më politikanë të tjerë ballkanas në copëtimin e Kosovës, duke e goditur rëndë shtetesinë e Kosovës dhe mbështetur çedimin në favor të shteteve fqinjë të hapesirave veriore të territorit të Kosovës.
Së treti, ishte ai që mendohet të jetë bashkëthemeluesi, sëbashku me shtete kundërshtare të pavarësisë së Kosovës, të Mini Shengenit Ballkanik, duke penalizuar e dëmtuar rëndë shtetësinë e sapoformuar të Kosovës, për t’iu bashkëngjitur një quasi-federate sllave me lider Serbinë, e cila kërkon prej vitesh ta përfshijë Kosovën nën influencën e saj për t’i zhvlerêsuar pavarësinë.
Së katërti, ishte ai që në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi delimitimin e kufijve detarë me Greqinë, themeloi një grup të ri negociator për të diskutuar sërisht me shtetin fqinjë ndarjen e ujërave territoriale shqiptare, një çështje tepër sensitive dhe shume problematike që mund t’i kushtonte Shqipërisë pjesë të konsiderueshme të territorit të Shqipërisë e të dëmtonte interesat e saj kombëtare.
Së pesti, është ai që bashkë me Qeverinë e tij për dy mandate radhazi, për interesa të ngushta politike e elektorale po i mohon Shqipërisë dhe shqiptarëve të drejtën për të aderuar në Bashkimin Europian. Duke i mohuar hapjen e negociatave me BE, Kryeministri po u mohon shqiptarëve të drejtën për zhvillim, progres, unitet, mirëqenie, demokraci, etj. Pra, po punon kundër interesave kombëtare të Shqipërisë. Për kllounin e Bashkisë që është bërë një tellall i rëndomtë i Kryeministrit, vetëm një fjalë mund ta përkufizoj ate: “mjerim”.
Si konkluzion: Eshtë e kuptueshme se kush ka vepruar kundër interesave kombëtare të vendit. Shqiptarët janë në gjendje të perceptojnë qartë vlerën dhe padyshim antivlerën në pushtet.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular