BallinaKronikeFOTO-EMRI/Dy të vdekur nga aksidenti i tmerrshëm, mes tyre dhe 33 vjeçari...

FOTO-EMRI/Dy të vdekur nga aksidenti i tmerrshëm, mes tyre dhe 33 vjeçari shqiptar

Një aksidenti të tmerrshëm rrugor ka përfunduar me vdekjen e dy personave dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Midis viktimave është një 33 vjeçar me origjinë shqiptare i quajtur Nertil Ferhati.

Ngjarja ndodhi natën e shkuar në Pescia, në provincën e Pistoia. Një përplasje kokë më kokë midis dy makinave ndodhi në mes të rrugës, duke bërë që mjetet të shkatërrohen thuajse plotësisht.

Kjo është ajo që ndodhi sipas rikonstruksioneve të para, ndërsa po punohet për të sqaruar shkaqet që shkaktuan përplasjen e dhunshme të dy makinave, njëra tip Dacia Duster e drejtuar nga një grua 54 vjeçare, e cila gjeti vdekjen në vend, ndërsa makina tjetër ishte një Alfa Romeo 147, ku 33 vjeçari shqiptar ishte pasagjer

Të dy viktimat banonin në Pescia. U desh ndërhyrja e zjarrfikësve duke prerët llamarinat e automjeteve për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular