BallinaAktualitetAvdullah Hoti paralajmëron mbylljen totale në Kosovë: Gjendja është tepër e rëndë,...

Avdullah Hoti paralajmëron mbylljen totale në Kosovë: Gjendja është tepër e rëndë, e pamundur të përballojmë situatën

spot_img
spot_img

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një intervistë për ”Radio Evropa e Lirë” paralajmëron një mbyllje totale të vendit.

Hoti thotë se situata në Kosovë me pandeminë është tepër e rëndë dhe situata s’mund të përballohet dot.

Sipas tij, qeveria do të jetë e detyruar të shkojë drejt masave ekstreme duke përfshirë mbylljen totale.

”Gjendja është vërtetë e rëndë, tepër e rëndë. Numri i rasteve të reja është tepër i lartë edhe jemi gati në limitet e kapaciteteve që kemi në spitalet tona. Jemi të detyruar të marrim masa që janë bukur drastike. I kemi ndërmarrë disa masa deri më tash, disa masa pak më strikte vikendin e kaluar dhe tash jemi duke i përgatitur masat të cilat besoj për dy ditë hyjnë në fuqi sepse jemi duke i kryer disa konsultime të nevojshme brenda organizatave të ndryshme, me bizneset, me odat ekonomike, me grupe të ndryshme që i prekin kryesisht këto masa, por jemi të detyruar t’i ndërmarrim masa.

Jemi duke i ndjekur protokollet që i kanë zbatuar edhe vendet e tjera, por ne jemi në një situatë më të vështirë për shkak të kapaciteteve të limituara në spitale, për të akomoduar të gjithë ata që kanë nevojë për shërbim spitalor.

Duhet thënë që për vite të tëra nuk ka pasur rritje të kapaciteteve në spitale dhe pavarësisht përgatitjeve që i kemi bërë me rritje të kapaciteteve për testim ta zëmë, ose me përfshirjen e spitaleve nëpër regjione dhe Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare, edhe me rritjen e të punësuarve në institucionet shëndetësore, prapë është e pamundur që të përballojmë situatën. Prandaj, jemi të detyruar të shkojmë drejt masave ekstreme, përfshirë edhe mbylljen totale.”- tha Hoti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular