BallinaKryesoreGazetari bën deklaratën e fortë: Pacientët me Covid rëndohen kur vdes dikush...

Gazetari bën deklaratën e fortë: Pacientët me Covid rëndohen kur vdes dikush afër tyre. U duket sikur i mbysin…

Gazetari Erion Skëndaj që qendron çdo ditë tek Infektivi ka bërë sot në ‘Real story’ një deklaratë të fortë, duke hedhur dritë dhe mbi problemet kryesore që hasin sot të sëmurët me Covid-19 në spitale.

Skëndaj duke folur për vetëhedhjet nga spitali si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike, tregon dy nga arsyet më të forta që i çojnë ata të ndërmarrin këto veprime ekstreme.

Ai thotë se pacientët hasin dy vështirësi të mëdha brenda spitaleve covid, dhe problemi më i madh qëndron me aparaturat CPAP dhe BiPAP të cilat pacientëve u duket sikur i mbysin prej maskës, aq sa duhen qetësues dhe ndihma familjare.

Po ashtu gazetari thotë se gjendja psikologjike e pacientëve rëndohen kur dikush afër tyre ose në të njëjtën dhomë vdes prej COVID-19 dhe gjithë ngarkesa çon në këto akte.

“Rasti i katërt. Por ka patur edhe dy raste, një nga Sanatoriumi, një të konkretizuar dhe në moment të fundit u kap dhe u shpëtua. 2 muaj më parë ndoshta. Ka ndodhur edhe 1-2 herë tentativë. Personi në fjalë kërkoi falje pasi sot fatmirësisht është i shëruar. Edhe personeli i mirëkupton sjelljet e kujtdo. Me ato që përjetojnë, jo për kushtet, mjafton të shohësh që personi ngjitur ndërron jetë.
S’jam psikolog, po me çfarë kam folur, kam intervistuar të shëruar që e kanë mposhtur COVID-9 dhe janë në shtëpi sot, ata kanë hasur në dy cvështirësi, problemi më i madh që kanë hasur, ësht ëpërballja me CPAP dhe Bipapin, aparatura oksigjenimi, janë pre intubim, jo intubuese. Jo thjesht maska e thjeshtë, njësoj si respiratori. Pacienti është koshient, nuk intubohet dhe saturohet mirë. Kur ua vendosin këtë maskë, madje në Sanatorium janë disa të dhuruara, për të cilat kanë rezerva pacientët dhe u duket sikur u mbyt. Dhe aty ndodh konflikti i parë. Ka arritur që është kërkuar ndihma e familjarëve që të mbajnë maskën. Imagjinoni çfarë përpjekje titanike bëjnë mjekët, edhe me qetësuesë. Madje shohin edhe që i vdes një shok i dhomës. E gjithë ngarkesa çon tek këto akte.”- tha Skëndaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular