BallinaAktualitetKryemadhi bën deklaratën e fortë: Si besoj Komitetit Teknik, ata po vdesin...

Kryemadhi bën deklaratën e fortë: Si besoj Komitetit Teknik, ata po vdesin shqiptarët. Ja ç’thotë për masat e reja kundër COVID-19

Vendimi i qeverisë për mbajtjen me detyrim të maskës edhe në ambiente të hapura është kundërshtuar që prej fillimit nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Mbrëmjen e sotme në një intervistë në Rtv Ora, Kryemadhi u shpreh se nuk i beson Komitetit Teknik të Ekspertëve, pasi sipas saj janë joprofesionalë dhe po i vdesin shqiptarët.

Pjesë nga diskutimi

Kryemadhi: Maskë në rrugë nuk e ke të detyrueshme ta mbash se nuk ka logjike biologjike. E dyta, ti si shtet ke për detyrë jo të imponosh Policinë e Shtetit ta kthesh në Politi Spitalore, por mua duhet të më argumentosh shkencërisht. OBSh thotë edhe se një i sëmurë me diabet është më i rrezikuar se sa dikush me hipetencion përsa i përket Covidit. Ashtu sikurse një i sëmurë me hipertension është më i rrezikuar se sa ai me diabet kur kalon një grip sezonal.

-Italinë fqinje e keni parë që ka vendosur këtë rregull?

Kryemadhi: E kam parë Italinë fqinje, por kam parë edhe San Marinon që ka 0 të infektuar. Në ambient spitalor, në institucione je me maskë, kur hyn në një spital për t’u kuruar duhet të kesh tamponin me përgjigjen e tij për 24 orët e funfit, dhe atje bëhet falas dhe jo me lekë si këtu.

Janë edhe distancimet dhe dizinfektimet që shteti paguan për çdo dizinfektim të shkollave, të klasave, të shkollave, të restoranteve, dhënia e ndihmave ekonomike për të gjithë bizneset, që ata që kanë humbur punën iu ka dhënë para. Italia të detyron të mbash maskën, nuk ta detyron rrugëve.

-Daljet publike janë me maskë.

Kryemadhi: Nuk e besoj Komitetin Teknik, sepse nuk janë profesionalë, sepse janë ata që e kanë sjellë vendin në këtë standard, janë ata që po vdesin shqiptarët.

-Nuk besoni se diçka e tillë do të rebelojë shqiptarët?

Kryemadhi: Shqipëria do të rebelohet te kutia e votimit më 25 prill. Edhe kufizimi nga ora 22:00 deri në orën 06:00, ku e ka logjikën? Ka njeri që del në këtë orë?  Ti mbyll lokalet, por mos mbyll qarkullimin. Njerëzit mund të dalin të bëjnë shëtitje. Në cilin qytet shqiptar lëvron jeta pas orës 4 mbasdite, në asnjërin sepse nuk ka jetë, s’ka ekonomi, s’ka punë, s’ka shpresë.

Më tej Kryemadhi tha se shqiptarët sot nuk kanë nevojë për të denoncuar Edi Ramën dhe aferat e tij, por duan shpresë. Teksa ritheksoi se e ka futur vendin në kolaps, Kryemadhi tha se për tendera dhe koncesione dhe pazare qeverisë nuk i ka munguar ‘vizioni’.

Kryemadhi: Nuk them dot për zotin Lulzim Basha, por të paktën në 4 emrat që përmend aty, Berisha ka qenë 8 vjet kryeminsitër ai ka qenë mjek, është mjek shumë i suksesshëm e njef sistemin shëndetësor. Kur ka qenë Vasili, Ministër Shëndetësie të gjitha aparaturat moderne janë të kohës së Vasilit. Ai kërkon ta kthejë në personale bisedën. Kur Meta u bë kryeministër i Shqipërisë riktheu të gjitha institucionet. Kuse Basha kur ka qenë Ministër Transporti apo i Jashtëm ka patur sukseset e veta, rruga Durrës-Kukës që ky zotëria i vuri taksë. Vetë Rama, e futi Shqipërinë në kaos ekonomik, social dhe shpirtëror sepse mungesa e menaxhimit të situatës ekonomike, paniku dhe ankthi që ju fut njerëzve kalon çdo lloj limiti. Sot shqiptarët nuk kanë më nevojë të dëgjojnë Ramën, duan të dëgjojnë cila është shpresa ime.

Vizioni për të bërë tendera sekretë nuk i ka munguar qeverisë, vizioni për konccensione nuk i ka munguar qeverisë, vizioni për të bërë allishverishe për korrupsion nuk i mungon qeverisë. Politika afatgjate e Ramës për të shpopulluar Shqipërinë ja arriti suksesit. Se të thuash sot që fajin e ka opozita për pandeminë është e papranueshme.

Unë do i them qetësohu Ramë, mos u nervozo kaq shumë. Kur nervozohet ai diçka nuk shkon në atë që thotë. Ky nuk e menaxhon dot presionin e grupeve të interesit që i vijnë nga koncensinet, ky në vend që të japë shpresë njerëzve ju fut panik dhe ankth, dhe pastaj vijnë pasojat siç janë vetëvrasjet dhe mjekët e dinë shumë mirë këtë pjesë. U ngrit Shefqet Ndroqi dhe ju vdiq rrugës pacienti, sepse ai e transferoi në Elbasan vetëm emrin jo infrastrukturën’.

Ndër të tjera Kryemadhi theksoi se nëse ka vullnet politik çështja e naftëtarëve dhe çështje të tjera mund të zgjidhen. Ajo deklaroi se nëse zgjedhjet e 25 prillit do të ishin nesër problemi i naftëtarëve, por dhe banorëve të prekur nga tërmeti do të zgjidheshin shumë shpejt.

Kryemadhi: Qoftë çështja e punëtorëve të Rafinerisë së Ballshit, qoftë çështja e banorëve të dëmtuar nga tëërmeti që nuk po ju thonë çfarë po bëjmë. Ne të gjithë ecim deri në momentin deri sa kamera e Edi Ramës xhiron. Gjithë kjo situatë dramatike zgjidhet deri sa kamera bën rekord, në momentin që kamera fiket fatkeqësitë dhe hallet e tyre vazhdojnë. Këtu çdo gjë bëhët për imazhin e një kryeminsitri në ikje. Për mua si Monikë ka mundësi që problematika e tyre të zgjidhet që nesër. Ka mundësi që 25prilli të jetë që nesër. Në kohën e kryeministrit Ilir Meta, punëtorët e Ballshit pagat e tyre ishin shumë të larta, sot me Edi Ramën kryeministër nuk marrin rrogat nafta vidhet dhe shitet, kalon bruto nga Shqipëri në Itali. 

Rafineria e Ballshit do vetëm naftën e Fushë-Marinëz, ku inxhinierët thanë që jo vetëm prodhojnë cilësinë e naftës por dhe 22 nënprodukte të tjera, kjo do të thotë rikthim të shpresës.

Ne si LSI shquhemi si parti e të rinjve dhe të rejave, shquhemi si parti pavarësisht gabimeve i kemi dhënë hapësira figurave të reja. Sot problematikat i zgjidhin vetë shqiptarët duke votuar për fëmijët e tyre, duke marrrë fatet e tyre mund të ndalojnë këtë fatkeqësi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular