BallinaBotaMerr fund lufta e përgjakshme mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, arrihet marrëveshja

Merr fund lufta e përgjakshme mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, arrihet marrëveshja

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, thotë se ka nënshkruar një marrëveshje me udhëheqësit e Azerbajxhanit dhe Rusisë për t’i dhënë fund konfliktit ushtarak mbi rajonin Nagorno-Karabakh mëngjesin e së martës, pas më shumë se një muaj gjakderdhje.

Deklerata vjen pas gjashtë javë luftimesh të ashpra dhe përparimeve nga forcat e Azerbajxhanit. Zyrtarët azerë thanë të hënën se forcat e tyre kishin kapur dhjetëra vendbanime të tjera në Nagorno-Karabakh, një ditë pasi shpallën fitoren në betejën për qytetin e dytë më të madh strategjik të enklavës.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve e konfirmoi njoftimin. Nuk ka patur reagime zyrtare të menjëhershme nga Bakuja.

“Vendimi merret bazuar në analizat e thella të situatës luftarake dhe në shqyrtim me ekspertët më të mirë të fushës,” tha zoti Pashinyan në median sociale.“Kjo nuk është fitore por nuk është humbje derisa ta konsiderosh veten të mundur. Ne kurrë nuk do ta konsiderojmë veten të mundur dhe kjo duhet të bëhet fillimi i një epoke të re të unitetit tonë kombëtar dhe të rilindjes.”/VOA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular