Nga nesër kush thyen orën policore të ndalim qarkullimit 22:00 – 6:00 do të gjobitet.
Siç bëjnë me dije burimet, bazuar tek akti i ri normativ gjoba do të jetë 100 mijë lekë të vjetra ose 10 mijë lekë të reja.
Duket se gjoba do të jetë më e lartë se ajo për mosmbajtjen e maskës, por edhe ora policore ka përjashtime teksa burimet konfirmojnë se sektorët si OSHEE, Energjitika, Ujësjellësi, zjarrfikëset, shëndetësia, telekomunikacioni dhe mediat.
Po ashtu lokalet dhe restorantet do të mbyllin në këtë 8 orarësh ambientet për klientët, por do të punojnë me ‘delivery’.