BallinaAktualitet“Nuk e dimë se çfarë i bëjnë doktorët atje”- Flet kushëriri i...

“Nuk e dimë se çfarë i bëjnë doktorët atje”- Flet kushëriri i 69-vjeçarit që tentoi vetëvrasjen te Infektivi: Ishte në rregull, s’kishte probleme

Një pacientë ka tentuar të vetëvritet ditën e sotme në spitalin Infektiv. Reshat Grëmbi ishte hedhur nga kati i tretë i spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe një kushëri i Reshat Grëmbit, Taulant Grëmbi, i cili thotë se vetëm ditën e djeshme e ka marrë vesh që ai ka qenë i infektuar me koronavirus.

“Nuk e dimë çfarë i bëjnë atje doktorët, çfarë medikamenti ju japin, se ai kështu ishte në rregull”, thotë Grëmbi, ndërsa tregon se Grëmbi nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor të mëparshëm.

Kur rezultoi i prekur nga Covid?

Kushëriri: Ne dje e morëm vesh në fakt

Në çfarë gjendje ishte?

Kushëriri: Nuk e di

Mendoni se e ka shtyrë ndonjë problem të merrte atë akt?

Kushëriri: Jo, në asnjë mënyrë

Bashkëshortja ku është?

Kushëriri: Në shtëpi është, ajo nuk e di ende.

Ka marrë mjekim edhe në spital ai? Vuante nga ndonjë sëmundje?

Kushëriri: Me sa di unë jo, s’kishte probleme ai

Mos ka kaluar në depresion?

Kushëriri: Nuk e dimë çfarë i bëjnë atje doktorët, çfarë medikamenti ju japin, se ai kështu ishte në rregull.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular