Një pacientë ka tentuar të vetëvritet ditën e sotme në spitalin Infektiv. Reshat Grëmbi ishte hedhur nga kati i tretë i spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe një kushëri i Reshat Grëmbit, Taulant Grëmbi, i cili thotë se vetëm ditën e djeshme e ka marrë vesh që ai ka qenë i infektuar me koronavirus.
“Nuk e dimë çfarë i bëjnë atje doktorët, çfarë medikamenti ju japin, se ai kështu ishte në rregull”, thotë Grëmbi, ndërsa tregon se Grëmbi nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor të mëparshëm.
Kur rezultoi i prekur nga Covid?
Kushëriri: Ne dje e morëm vesh në fakt
Në çfarë gjendje ishte?
Kushëriri: Nuk e di
Mendoni se e ka shtyrë ndonjë problem të merrte atë akt?
Kushëriri: Jo, në asnjë mënyrë
Bashkëshortja ku është?
Kushëriri: Në shtëpi është, ajo nuk e di ende.
Ka marrë mjekim edhe në spital ai? Vuante nga ndonjë sëmundje?
Kushëriri: Me sa di unë jo, s’kishte probleme ai
Mos ka kaluar në depresion?
Kushëriri: Nuk e dimë çfarë i bëjnë atje doktorët, çfarë medikamenti ju japin, se ai kështu ishte në rregull.