BallinaBota“Të dhënat që do publikojmë do jenë tronditëse”, Donald Trump nuk e...

“Të dhënat që do publikojmë do jenë tronditëse”, Donald Trump nuk e njeh ende rezultatin e zgjedhjeve në SHBA. Çfarë thotë për këto 4 shtete

Ndonëse Joe Biden fitoi zyrtarisht zgjedhjet presidnciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump vijon me akuza, të cilat e kanë thelbin tek mosnjohja e rezultatit nga ana e tij

Duke u ndalur tek votimi në Nevada, ai tha se aty janë numëruar vota të rreme dhe se ai pritet të paraqesë fakte tronditëse.

“Xhorxhia do të jetë një fitore e madhe, ashtu siç ishte nata e Zgjedhjeve”, – shkruan Trump, duke vijuar: “Në Pensilvani na u ndalua të shihnim një pjesë të madhe të numërimit të votave. E paimagjinueshme dhe e paligjshme ajo që ndodhi atje”

Po sipas tij, Në “wisconsin po duket shumë mirë. Na duhet edhe pak kohë. Do të ndodhë së shpejti!”.

Trump vijon: “Nevada po del të jetë një gropë votash të rreme. Po hetojmë dhe të dhënat që do të publikohen do të jenë absolutisht tronditëse”, shkruan ai në Twitter.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular