BallinaAktualitetLirohet nga detyra prefektja e Tiranës, zbulohet zëvendësuesi

Lirohet nga detyra prefektja e Tiranës, zbulohet zëvendësuesi

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra prefekten Suzana Jahollari, ndërsa në vendin e saj është emëruar Toni Gogu, ish-kryetar i Këshillit Bashkiak të kryeqytetit.

VENDIMI I PLOTE

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË TIRANËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Znj. Suzana Jahollari, prefekt i Qarkut të Tiranës, lirohet nga kjo detyrë.
  1. Z. Toni Gogu emërohet prefekt i Qarkut të Tiranës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular