BallinaKronikeNdihmoi në vrasjen e babë e bir 8 vite më parë, si...

Ndihmoi në vrasjen e babë e bir 8 vite më parë, si u zbulua informatori! Mohon njohjen me Çapjat

ELBASAN- Klajdi Dokoli, 28- vjeçari nga Elbasani, u arrestua nga Policia dy ditë më parë nën akuzën se ka bashkëpunuar në vrasjen e dy shtetasve në këtë qytet.

Sipas informacioneve zyrtare të Policisë së Elbasanit, Dokoli akuzohet për veprën “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim. 28- vjeçari gjithashtu njihet edhe si mik i fisit të Çapjave. Klajdi Dokoli dyshohet se ka ndihmuar në vrasjen e shtetasve Nezir dhe Gentian Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur tetë vite më parë në banesën e viktimave.

“Vijon puna hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur në vitin 2012, në Elbasan, ku mbetën të vrarë me armë zjarri shtetasit G. B. dhe N. B. (babë e bir). Në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, pas një pune të mirëfilltë hetimore nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale në DPPSH, në kuadër të procedimit penal në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 15.08.2012, në Elbasan, është bërë kapja dhe ndalimi i shtetasit: K. D., 28 vjeç, banues në Elbasan, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim’, pasi ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin J. L. (i cili është arrestuar më parë), më datë 15.08.2012, kanë vrarë me armë zjarri shtetasit G. B. dhe N. B. (babë e bir), në banesë. Në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Elbasan vijon puna intensive për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

AKUZA

Në kohën kur ka ndodhur vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, 28- vjeçari Dokoli mësohet se banonte në të njëjtën lagje me dy viktimat. Ai dyshohet se është përdorur për të vëzhguar me imtësi personat që hynin e dilnin, dhe më pas informonte anëtarë të familjes Çapja. Gjatë marrjes në pyetje, Policia i ka kërkuar Dokolit nëse ka njohje me disa prej anëtarëve të familjes Çapja, por ai është shprehur se nuk njeh asnjë person. Gjatë momentit të intervistimit në Polici, Dokoli ka pohuar se nuk ndihej mirë nga ana shëndetësore, ndaj dhe ka kërkuar që ta dërgonin për vizitë te një mjek. Por kjo kërkesë është refuzuar.

Sipas burimeve të Policisë së Elbasanit, Dokoli ka qenë në rolin e informatorit, duke treguar te disa anëtarë të familjes Çapja, se kush hynte dhe kush dilte në banesën e Gentian Beqirit, i cili ishte hasmi i familjes Çapja, pasi në dhjetor të 2005 së bashku me Dritan Shemen dhe një person tjetër kanë vrarë Sokol Çapjan. Emri i Klajdi Dokolit ka dalë nga dëshmia e bashkëpunëtorit të Prokurorisë, Ervis Bardhi, i cili ka pohuar se njeriu që informonte Çapjat për gjithçka ishte pikërisht miku i tyre, Klajdi Dokoli. Madje, bashkëpunëtori Bardhi ka treguar se Dokoli ka qenë prezent në disa takime me Çapjat, takime në të cilat është kryer edhe skenari për realizimin e vrasjes së Gentian Beqirit, brenda në banesën e tij në Elbasan, ku qëndronte në masën e “Arrestit në shtëpi”.

Si u vranë babë e bir nën sytë e Policisë

Në 15 gusht 2012, dyshohet se Elvis Bardhi dhe Etien Cani, të paguar nga anëtarë të fisit Çapja, kanë shkuar në banesën e Beqirit, në katin e pestë të një pallati. Sipas dosjes së Prokurorisë thuhet se rreth orës 08:40, nga banesa ka dalë nëna dhe bashkëjetuesja e Gentian Beqirit, Behije Arapi, për të bërë pazar dhe në këtë moment ka konstatuar se dy punonjësit e Policisë në detyrë, që ruanin Gentian, nuk ndodheshin në vendin e detyruar për të kryer shërbimin, që ishte kati i pestë përpara apartamentit të Gentian Beqirit, ku prindërit e tij kishin vendosur dy karrige.

Si ka dalë nga pallati, Behije Arapi ka konstatuar përpara hyrjes së pallatit punonjësit e Policisë, ku Neshat Budani ishte në këmbë përpara pallatit, ndërsa Sami Derstila ndodhej në makinën e tij dhe po hante mëngjes. Dy policët kanë komunikuar më nënën e viktimës, e cila është larguar për të bërë pazarin. Në këtë moment, Neshat Budani ka shkuar në makinën e tij për të bërë mjekimin me insulinë dhe si ka kryer mjekimin ka qëndruar rreth 15 minuta i shtrirë në automjetin e tij, ndërkohë që Sami Derstila vazhdonte të qëndronte brenda në automjetin e tij, duke ngrënë mëngjesin. Pikërisht në këtë moment, Etien Cani dhe Elvis Bardhi kanë shfrytëzuar neglizhencën e dy policëve që ruanin Gentjanin dhe kanë ngjitur shkallët e pallatit. Në banesë ndodheshin Gentjan Beqiri që flinte dhe babai i tij Neziri. Autorët kanë trokitur në derë dhe ajo është hapur nga Neziri. I moshuari është rrahur barbarisht, duke pësuar infarkt në zemër dhe ka vdekur në korridor. Ndërsa Beqiri është qëlluar me 4 plumba në kokë dhe trup, teksa flinte. Panorama

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular