BallinaAktualitetDitë e zezë në Greqi, shënohet numri më i lartë i rasteve...

Ditë e zezë në Greqi, shënohet numri më i lartë i rasteve ditore: 50 persona humbin jetën

Ministria e Shëndetësisë në Greqi ka bërë me dije shifrat e fundit përsa i përket situatës së koronavirusit. Është shënuar një tjetër rekord negativ me 3316 raste të reja ditore.

Pavarësisht përpjekjes së mjekëve, kanë humbur jetën 50 qytetarë, duke e çuar në 959 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Numri i përgjithshëm i rasteve deri tani është 66 637. Ndërkohë që 310 pacientë po trajtohen të intubuar, 353 pacientë të tjere janë shëruar dhe janë larguar nga spitali.

Vendet më të rrezikuara janë Atika dhe Selaniku, ku situata duket se ka dalë jashtë kontrollit, pasi ka ngarkesë në spitale dhe kapacitetet po ezaurohen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular