BallinaSportEksperiment i suksesshëm, ndryshim skeme dhe debutues, Shqipëria bind ndaj Kosovës

Eksperiment i suksesshëm, ndryshim skeme dhe debutues, Shqipëria bind ndaj Kosovës

Nuk ishte një test miqësorë si gjithë të tjerët, përballë kishin pjesën tjetër të Shqipërisë, një përfaqësuese si Kosova e cila as në këtë test nuk u kursye për në fushë kishte hedhur lojtarët më të mirë. Nuk e ishte e lehtë as për trajnerin Edy Reja, pas një periudhe me rezultate negative, kjo ishte një ndeshje që nuk duhej humbur, presioni mbi italianin do shtohej më shumë. Pavarësisht këtyre rrethanave, Reja guxoi sërish, eksperimentoj në çdo aspekt, madje duke ndryshuar dhe modulin e tij aq shumë të debatuar.

Formacioni

Kuqezinjtë zbritën në fushë me skemën 4-3-3, ku nuk munguan debutuesit dhe një 17-vjeçarë si Çepele i cili vendos një rekord të ri në radhët e Kombëtares, lojtari më i ri në moshë i aktivizuar ndonjë herë. Reja i besoj një fanellë titullari edhe Hoxhallarit e Albi Dokës, të dy debutues ndërsa riktheu në formacion lojtarë si Uzuni, Balaj, Ramadani, Ismajli e Selahi. Ai që bëri diferencën ishte pa diskutim lojtari i momentit, Myrto Uzuni, një asisit perfekt për Balaj dhe një gol me shumë klas. Nuk stonoi as pjesa tjetër e ekipit, në tërësi kjo ishte një prove shumë pozitive, e të mendosh që pjesa më e madhe e titullarëve, të projektuar prej kohësh nga Reja ishin në stol.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular