BallinaAktualitetRëndohet gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Janullatos, mediat greke: Po lufton për jetën

Rëndohet gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Janullatos, mediat greke: Po lufton për jetën

Sipas mediave greke, gjendja e kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos është tepër e rëndë.

Raportohet se Janullatos po lufton për jetën në një spital të Athinës, pas situatës së rënduar nga COVID-19.

Lajmin e bën të ditur Drejtori dhe gazetari i “Kappanews.gr”, Yannis Koutsomitis, me anë të një mesazhi në rrjetet sociale.

“Kryepeshkopi Anastasios po lufton për jetën e tij në një spital në Athinë. Ai ka hyrë në terapi intensive.”, shkruan gazetari.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Anastasios u transferua të Martën në Athinë për t’iu nënshtruar trajtimit për “simptoma të lehta” të COVID-19 por duket se gjendja shëndetësore e tij është përkeqësuar.

Rëndohet gjendja shëndetësore e kryepeshkopit Janullatos, mediat

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular