Ushtarakët kinezë dhe amerikanë nisën të mërkurën një seminar online për të ndarë përvojat mbi ndihmën humanitare dhe ndihmën gjatë katastrofave, bëri të ditur Ministria Kombëtare e Mbrojtjes të Kinës.
Ngjarja treditore e shkëmbimit të eksperiencave, e 16-ta e këtij lloji, do të mbulojë tema duke përfshirë nga pjesëmarrja e ushtrisë në përballimin e përmbytjeve dhe tajfuneve te roli i saj në parandalimin dhe kontrollin e pandemisë Covid 19, si dhe bashkëpunimin ushtarak-civil, bën të ditur “Xinhua”.
Seminari mbahet në Nanjing të Kinës dhe Hawai të Shteteve të Bashkuara përmes një lidhjeje video. (Elona)