BallinaBotaYarlung Zangbo, kanioni më i thellë në botë, merr vlerësimin më të...

Yarlung Zangbo, kanioni më i thellë në botë, merr vlerësimin më të lartë turistik

Kanioni Yarlung Zangbo në Rajonin Autonom të Tibetit, në jugperëndim të Kinës, i njohur si kanioni më i thellë në botë, me një thellësi maksimale prej 6009 metra, u akreditua me vlerësimin turistik të nivelit 5A të martën, vlerësimi më i lartë në vend.

Kanioni 504.6 km, përgjatë rrjedhës së poshtme të lumit Yarlung Zangbo, njihet gjithashtu si kanioni më i gjatë në botë, bën të ditur “Xinhua”.

Ai u vlerësua si një atraksion turistik kombëtar 4A më 2010-n. Zona kryesore e tij priti 456.000 turistë në vitin 2019, me të ardhura gjithëpërfshirëse të turizmit prej rreth 100 milionë juanë (rreth 15.1 milionë dollarë amerikanë). Më 2015-n, “Tibet Tourism Co., Ltd.” investoi 329 milionë juanë dhe punoi së bashku me qeverinë e qarkut Mainling për të rikonstruktuar zonën piktoreske, duke shtuar pajisje të reja turistike, si dhe më shumë programe rekreative, si burimet e nxehta të ujit dhe udhëtim me tullumbace ajri.

Kompania bëri të ditur se do të intensifikojë përpjekjet në investime kapitale dhe menaxhim inteligjent të zonës piktoreske. (Elona)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular