Personi që humbi jetën nga zjarri natën e sotme, ishte karbonizuar thuajse plotësisht. Viktima dyshohet të jetë endacak dhe zjarri mendohet se e ka përfshirë aksidentalisht.
Mjekët janë përballur me një skenë të rëndë në vendin e ngjarjes ku burri ishte thuajse plotësisht i djegur.
Kanë qenë qytetarët ata që kanë lajmëruar policinë.