BallinaKryesoreBasha publikon videon: Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë! Ai duhet...

Basha publikon videon: Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë! Ai duhet të largohet!

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka kërkuar sot largimin e Kryeministrit Edi Rama nga posti, në kushtet kur ai nuk është gjendje të vërë nën kontroll situatën e shkaktuar prej pandemisë në vend.

“Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Ai duhet të largohet!” shkroi Basha krahas një mesazhi me video. Në të citohet Rama tek ironizon opozitën, në kushtet kur të sëmurët po shtohen dita ditës me COVID-19.

“Kapacitetet janë “ezauruar” – dëgjohet Rama tek injoron alarmin e kreut të PD. -Spitalet janë “tejmbushur”….”Nuk ka” vend në spitale… Njerëzit po lihen “rrugëve”! –  Çfarë janë këto?!” nervozohet Rama.

Por e vërteta është e qartë tashmë: Kryeministri e ka humbur kontrollin mbi pandeminë! Ai ka dështuar! Ai nuk di çfarë të bëjë! Është koha që kjo katastrofë të marrë fund” thekson sot Partia Demokratike.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular