BallinaAktualitetEMRI/Një tjetër mësuese humb betejën me koronavirusin, shërbeu prej 40 vitesh në...

EMRI/Një tjetër mësuese humb betejën me koronavirusin, shërbeu prej 40 vitesh në arsim

Një tjetër mësuese ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Mësohet se ka humbur betejën me virusin e rrezikshëm një mësuese në Fier.

Viktimë është mësuesja Violeta Licaj, e cila katër ditë më parë ishte dërguar me urgjencë drejt Tiranës, pasi gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar.

E ndjera ka shërbyer prej 40 vitesh në arsim, ndërsa kishte shfaqur shenjat e Covid-19 para 10 ditësh, ndonëse nuk ishte konfirmuar pozitive me anë të tamponit.

Mesazhi prekës:
Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges më të dashur , mësueses së përkushtuar, mikes tonë Violeta Liçaj.
Sa dhimbje , sa trishtim ndjejmë të gjithë!

Lamtumirë e mira , e dhimsura , e shtrenjta jonë Leta!
Ti i’u përkushtove arsimit , modeli më i mirë i mësuesisë dhe edukatore e nxënësve për 40 breza me radhë.
Viti i fundit i arsimimit të nxënësve të ndau përgjithmonë nga kjo jetë.
Modeli i gruas , i nënës , i mësueses së mrekullueshme plot pasion dhe përkushtim profesional .
Na ke prekur të gjithëve mësues , nxënës dhe prindër.
Do të na mungosh shumë e dashur …..
Të qoftë dheu i lehtë dhe u prefsh në paqe!
LAMTUMIRE !

 

  • foto galeri
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular