BallinaOP EDLibrazhdi po braktiset, në Koshorisht para 8 vitesh ishin 70 familje dhe...

Librazhdi po braktiset, në Koshorisht para 8 vitesh ishin 70 familje dhe sot vetëm 2!

Nga Bujar Vreto

Librazhdi po braktiset, jemi në Koshorisht në fshatin ku para 8 vitesh ishin 70 familje dhe sot janë vetëm 2!

Banorët, rikthehen në vendin e tyre për të hapur rrugën automobilistike. Ata me kontribut vullnetar kanë grumbulluar 8 milion lek të vjetra dhe po mundësojnë aksesimin e vendit të tyre.

I falenderoj këta banorë që mendojnë dhe kthehen tek pronat e tyre, që duan të jetësojnë keto pasuri përrallore edhe pse shteti i ka braktisur. Banorët janë të shumtë që kanë kontribuar por Unë do përmend anëtarët e komisionit për ndërtimin e rrugës. z. Ymer dhe Rifat Kullafi, z. Astrit Biçaku, z. Mefail Hila, z. Qerim dhe Nazmi Shuli si dhe z. Kujtim Karaj.

Ku je Taulant, ku i ke ata që kanë drejtuar këto ish komuna, ku i ke ish drejtorët e tu, drejtorët aktualë apo kanë ndërtuar vilat dhe kane hapur biznese në Librazhd e Tiranë. Ku i ke premtimet se do bëje rrugët e Letmit dhe Koshorishtit, apo tani ke kaluar duke mashtruar banoret e Polisit dhe Babjes, se po ju ben autostrata dhe urat më të bukura në Shqipëri.

Tani ke vënë çakenjtë anembanĕ të propagandojnë se rrugën, banorët e Koshorishtit e bënë me mbështetjen financiare të Bashkisë dhe jo me paratë e tyre. Ke vĕnë halabakët të propagandojnë se për rrgën e Stëblevës u vonuam se sishte hapur mirë traseja ?! Po si sju vjen turp që vazhdoni e mashtroni ?! A nuk e dinë banorët se në vitin 2013 rruga ishte gati për asfalt dhe kanë kaluar 8 vjet që sështë vënë dorë në të, por vetëm vidhen lekët e mirëmbajtjes. Ke vënë trushplarët duke na thënë se na ka zĕnë sytë e mira ?! Po a nuk shikon se fukaralliku është në çdo familje, a nuk e shikon se vendi është braktisur, a nuk e shikon se është vrarë shpresa.. Sa turp.

Monstrat, me pushtetin e grabitur duke blerë votat me miell, oriz, sheqer e vaj, duke shtuar numrin e nënpunësve që s’dinë ç’pune bëjnë dhe marrin pagën për të vendosur parrullat e rilindjes, duke vjedhur taksat dhe përvetësuar pasuri në përmasa marramendëse, kanë detyruar popullisinë të braktisë vendet e tyre të mrekullueshme, shtëpitë e tyre dhe gjithcka që kanë trashëguar apo kanë vënë me djersën e tyre.

Une ju bëj thirrje, Mos braktisni pronat, shtëpitë, tokat, pemët dhe gjithcka tuajën por hajdeni të bëhemi bashkë kundër këti regjimi mafioz, kundër mashtruesit dhe shpurës së tij të Librazhdit që u ka ngopur me gënjeshtra dhe na ka nxirë faqen ngado shkojmë, kundër çibanëve të tijë që blejnë shtëpi e ndërtojnë HEC-e, kundër shkatërrimit të pasurisë së përbashkët.

Duke marrë shembull nga këta banorē të mrekullueshëm të Koshorishtit, që jane kthyer nga Durrësi, Elbasani, Tirana, Emigracioni dhe Librazhdi për të jetesuar pronat e të parëve të tyre. Kërkoj nga të gjithë banorët e rrethit Librazhdit, të mos largohemi dhe braktisim pasurinë për mos u kthyer më, por braktisim rilindjen e vdekur duke u bashkuar, kështu do shpëtojmë të tashmen dhe sigurojmë të ardhmen.

Gjej rastin nga ky vend i mrekullueshëm ‘’Edhe njeher’’, të ftoj të gjithe anëtarët, kontributorët, faktorët, militantët, intelektualët, pronarët, të përndjekurit dhe të gjithë ata që kanë lidhje shpirtërore e programore me PD-ne. Tē vine te japin kontributin në ide dhe mendime duke mundësuar hartimin e strategjive për të penguar përfshirjen e krimit të organizuar në masakrën e shpopullimit të trojeve tona, në shitblerjen e votes dhe deformimin e rezultatit zgjedhor, si dhe të marrim masat për korrigjimin e mangësive dhe kthimin e besimit tek qytetaret’’.

I bindur se do bëheni pjese e kësaj sfide, duke menduar se PDSH nën lidershipin e z. Lulzim Basha është e vetmja forcë politike që ka moralin dhe vullnetin të shpëtojë vendin nga kleptokracia dhe oligarkia që qeveris me vota të vjedhura.

Shpejt do marrë drejtim ky vend nga PD

Autori eshte Kryetari i deges se PD

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular