Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka zhvilluar homazhe sot në Prekaz në memorialin e komandantit legjendar, Adem Jashari
Duke theksuar se liria ka emrin UÇK, Salianji thekson se “sakrifica” më e madhe që kërkohet sot është bashkimi dhe ndalja e propagandës mashtruese dhe urrejtes mes veti!
Ai shkruan se askush nuk mund ta bëjë pis luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Postimi i plote:
Liria ka emër UÇK
Sot në Prekaz, në memorialin Adem Jashari. Bashkë me miq qê kanë luftuar për lirinë e kombit, familjarë të viktimave të genocidit serb, të denuar të regjimit pushtues serb!
Liria mban mbi supe gjakun dhe sakrificën e mijëra motrave dhe vëllezërve që dhanë gjithçka për kombin, për flamurin, për gjakun kuq e zi që rrjedh në venat e çdo shqiptari!
“Sakrifica” më e madhe që kërkohet sot është bashkimi dhe ndalja e propagandës mashtruese dhe urrejtes mes veti!
Askush nuk e bën dot pis luftën çlirimtare të shqiptarëve, nderim saktificës sublime dhe lavdi përjetë.