BallinaAktualitet“Mbyllet” sërish Rruga e Durrësit/Ja si kufizohet lëvizja gjatë fundjavës për automjetet...

“Mbyllet” sërish Rruga e Durrësit/Ja si kufizohet lëvizja gjatë fundjavës për automjetet dhe urbanët. Nga e hëna…

Pak javë nga hapja e Rrugës së Durrësit ajo do mbyllet sërish këtë fundjavë. Duke nisur nga ora 22:00 e së premtes, 13 nëntor, e deri në orën 06:00 të së hënës, 16 nëntor, qarkullimi në këtë rrugë do të jetë i kufizuar.

Kjo për shkak të punimeve për zbatimin e fazës së fundit të projektit, që parashikon shtresën e fundit asfaltike dhe sinjalistikën.

Sipas njoftimit të Bashkisë, do të kufizohet qarkullimi në rrugën e “Durrësit”, nga sheshi “Skënderbej” deri në sheshin “Karl Topia”, dhe në rrugën “Mine Peza”, nga ish-Kafe Flora deri në rrugën “Fortuzi”.

Ndërkaq, është parashikuar që linjat e transportit publik që qarkullojnë me drejtim Qendër-rruga “Dritan Hoxha”, do të devijohen për në rrugën e “Kavajës”, “Muhamet Gjollesha”, Sheshi “Karl Topia’.

Kurse, drejtimi rruga “Dritan Hoxha” për në qendër, do të vazhdojë itinerari i përcaktuar nga rruga “Teodor Keko”, dhe rruga e “Kavajës”.

Ndërkohë që, qarkullimi i mjeteve të Emergjencës dhe Policisë së Shtetit, do të jetë i mundur gjatë gjithë fazës ndërtimore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular