BallinaBotaSHBA, rekord i ri ditor i të infektuarve nga koronavirusi

SHBA, rekord i ri ditor i të infektuarve nga koronavirusi

Shtetet e Bashkuara arritën të mërkurën një rekord të ri të rasteve të infektimit me COVID-19 brenda një dite.

Të dhënat e përpiluara nga “Projekti për Gjurmimin e COVID-it” tregojnë se mbi 144 mijë raste të reja u njoftuan në mbarë Shtetet e Bashkuara, duke ia kaluar rekordit prej 136 mijë personash, të regjistruar vetëm një ditë më parë. Të dhënat tregojnë gjithashtu se u shtruan në spital 65,368 persona të infektuar me COVID-in, duke ia kaluar kështu shifrës prej 61,964 personash të ditës pararendëse.

Të mërkurën humbën jetën edhe 1,421 persona, duke e rritur kështu në mbi 1 mijë mesataren e viktimave të shtatë ditëve të fundit.

Me këto shifra, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kryesojnë në botë me më shumë se 10.4 milion të infektuar me COVID-19 që kur pandemia arriti në territorin amerikan në fillim të këtij viti, duke përfshirë më shumë se 241,000 vdekje, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins. Shteti më i populluar i vendit, Kalifornia, po i afrohet nivelit të 1 milion rasteve me COVID-19, duke pasuar kështu Teksasin, i cili u bë shteti i parë amerikan që arriti këtë prag të zymtë të mërkurën.

Në Brazil, provat në fazën e vonë të një vaksine potenciale për COVID-19 kanë rifilluar pasi agjensia rregullatore e shëndetësisë së vendit e kishte ndaluar për shkak të një “zhvillimi të pafavorshëm serioz” që përfshinte një nga pjesëmarrësit në studim.

Vaksina, e quajtur CoronaVac, është duke u zhvilluar nga kompania farmaceutike kineze Sinovac. Vaksina ishte denoncuar nga Presidenti brazilian Jair Bolsonaro, një kritik i shpeshtë i Kinës.

Brazili ka nivelin më të lartë të koronavirusit në Amerikën Latine, me më shumë se 5.7 milionë raste të konfirmuara dhe 168,368 vdekje, sipas qendrës për koronavirusin të Universitetit Johns Hopkins.

Në Spanjë, autoritetet njoftuan të mërkurën se udhëtarët nga vendet që konsiderohen zona me rrezik të lartë për COVID-19 do të duhet të tregojnë se kanë marrë një rezultat negativ nga një test, përpara se të mund të hyjnë në vend. Udhëtarët duhet të kenë një kopje të dokumentit origjinal, qoftë në letër ose në një format elektronik, që tregon se testi është kryer 72 orë para nisjes së tyre të planifikuar.

Në Japoni, organizatorët për Olimpiadën 2021 të Tokios thanë të enjten se atletët pjesëmarrës nuk do të duhet të hyjnë në një periudhë të detyrueshme karantine 14-ditore kur të mbërrijnë për lojërat vitin e ardhshëm. Shefi Ekzekutiv i Lojërave Toshiro Muto u tha gazetarëve se një vendim mbi lejimin e spektatorëve të huaj për të vëzhguar ngjarjet do të finalizohet vitin e ardhshëm, por tha se ekziston mundësia që karantina dy-javore të hiqet edhe për ta.

Lojërat Verore të Tokios ishin planifikuar fillimisht të mbaheshin këtë korrik dhe gusht, por organizatorët në mars vendosën t’i shtyjnë ato për një vit për shkak të pandemisë. VOA

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular