Nevil Dede do të drejtojë Tiranën. Lajmi konfirmohet nga klubi bardheblu nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare. Ashtu siç u raportua gjerësisht në dy ditët, ish-futbollisti i 25-herë kampionëve të Shqipërisë rikthehet për herë të tretë në stolin e ekipit kryeqytetas.
Në këtë mënyrë, Dede pason Emanuel Egbonë, i cili u shkarkua pas eliminimit befasues nga Korabi në raundin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Ndërkohë, Dede liron pozicionin si trajner i Shqipërisë U19.
Megjithatë, në njoftimin zyrtar nuk bëhet me dije se për sa kohë ka firmosur Dede si trajneri i Tiran
Njoftimi i Tiranës
PANORAMASPORT.AL