BallinaKronikeDEJATET/Kamioni me paratë e fshehura, ja pistat ku po heton policia

DEJATET/Kamioni me paratë e fshehura, ja pistat ku po heton policia

spot_img
spot_img

Një ditë pas sekuestrimit të 294 mijë eurove në Portin e Durrësit, detaje të reja dalin në dritë.

BW raporton se në pranga ra shtetasi Ferdinant Murikaj, shoferi i kamionit ku u gjet sasia e eurove. Ndërkohë në kërkim është shpallur Erjon Jovani, pronari i kamionit, ndërsa është proceduar penalisht Aldo Lika.

Të dyshuarit për këtë ngjarje kanë dëshmuar se nuk kishin dijeni për paratë që ishin në kamion, i cili ishte nisur me mallra nga Durrësi drejt Bergamos së Italisë, dhe se kur u kap ishte duke u kthyer për në vendin tonë. Mësohet se pasi kamioni ka shkarkuar mallin në Bergamo, është nisur drejt Shqiperisë, ku destionacion kishte Lushnjën.

Mes të tjerash bëhet e ditur se pakot eurove që u gjetën në kamion kanë pasur kode të ndryshme, ndërsa ka dyshime se paratë janë ngarkuar në Bergamo për në Shqipëri.

Burime për ‘BalkanWeb’ thanë se ka dyshime që këto para të jenë përfituar nga trafiku i drogës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular