BallinaKryesore“Nuk ka mundësi të kurojë as personalitetet më të rëndësishme të kombit”,...

“Nuk ka mundësi të kurojë as personalitetet më të rëndësishme të kombit”, Salianji akuza qeverisë: S’do t’ja dijë për jetën e qytetarëve

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji akuzon Qeverinë se e ka “degraduar” autoritetin, besueshmërine dhe kapacitetet në atë masë “sa nuk ka mundësi të kurojë as personalitetet më të rëndësishme të kombit”.

Për këtë, Salianji i referohet dhe dërgimit në Greqi, Itali e Turqi, të kreut të kryepeshkopit Anastas Janullatos, At George Frendo dhe Myftiut të Shkodrës Muhammed Sytari.

“Pamundesia e qytetareve per njohje dhe pamundesitë jo vetem fizike i shtojnë vuajtjet e tyre dhe te familjareve në nivel ekstrem, qeveria jo vetem qe nuk ka kapacitet por as nuk po përpiqet dhe as nuk do tia dijë për jetën dhe shëndetin e qytetareve”, shkruan Salianji në një postim në Facebook.

POSTIMI I PLOTE

I bashkohem lutjeve të mijëra besimtarëve për shërim të shpejtë të fortumturisë së tij Anastas Janullatos, At George Frendo dhe Myftiut Muhammed Sytari.

Ndjehem më shumë se i pikëlluar që qeveria e ka degraduar autoritetin, besueshmërine dhe kapacitetet në atë masë sa nuk ka mundēsi të kurojë as personalitetet më të rëndësishme të kombit.

Pamundesia e qytetareve per njohje dhe pamundesitë jo vetem fizike i shtojnë vuajtjet e tyre dhe te familjareve në nivel ekstrem, qeveria jo vetem qe nuk ka kapacitet por as nuk po përpiqet dhe as nuk do tia dijë për jetën dhe shëndetin e qytetareve.

Na mbetet të lutemi të gjithë që Zoti të beje me te miren për çdo të sëmurë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular