BallinaBotaMerkel paralajmëron dimër të vështirë: Virusi do të vazhdojë të mbizotërojë jetën...

Merkel paralajmëron dimër të vështirë: Virusi do të vazhdojë të mbizotërojë jetën tonë edhe për…

Kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi sot për një dimër të vështirë në lidhje me situatën e COVID-19.

Sipas saj, virusi do të vazhdojë të jetë prezent edhe për shumë kohë.

“Dimri në ardhje do të parashtrojë kërkesa të mëdha për të gjithë ne. Virusi do të vazhdojë të mbizotërojë jetën tonë edhe për shumë kohë”, shtoi Merkel, duke theksuar se një gjë e tillë do të thotë se njerëzit nuk mund të takohen më aq lehtë sa në të kaluarën.

Komentet e kancelares vijnë përpara një takimi të planifikuar për të hënën me përfaqësuesit e shtetit, për të vlerësuar efikasitetin e mbylljes së pjesshme të vendit.

Gjermania ka bërë një mbyllje të pjesshme njëmujore, që synon të pakësojë shifrat e rasteve të infektimit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular