Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji akuzon Qeverinë se e ka “degraduar” autoritetin, besueshmërine dhe kapacitetet në atë masë “sa nuk ka mundësi të kurojë as personalitetet më të rëndësishme të kombit”.
Për këtë, Salianji i referohet dhe dërgimit në Greqi, Itali e Turqi, të kreut të kryepeshkopit Anastas Janullatos, At George Frendo dhe Myftiut të Shkodrës Muhammed Sytari.
“Pamundesia e qytetareve per njohje dhe pamundesitë jo vetem fizike i shtojnë vuajtjet e tyre dhe te familjareve në nivel ekstrem, qeveria jo vetem qe nuk ka kapacitet por as nuk po përpiqet dhe as nuk do tia dijë për jetën dhe shëndetin e qytetareve”, shkruan Salianji në një postim në Facebook.
POSTIMI I PLOTE
I bashkohem lutjeve të mijëra besimtarëve për shërim të shpejtë të fortumturisë së tij Anastas Janullatos, At George Frendo dhe Myftiut Muhammed Sytari.
Ndjehem më shumë se i pikëlluar që qeveria e ka degraduar autoritetin, besueshmërine dhe kapacitetet në atë masë sa nuk ka mundēsi të kurojë as personalitetet më të rëndësishme të kombit.
Pamundesia e qytetareve per njohje dhe pamundesitë jo vetem fizike i shtojnë vuajtjet e tyre dhe te familjareve në nivel ekstrem, qeveria jo vetem qe nuk ka kapacitet por as nuk po përpiqet dhe as nuk do tia dijë për jetën dhe shëndetin e qytetareve.
Na mbetet të lutemi të gjithë që Zoti të beje me te miren për çdo të sëmurë