Një tjetër mësues ka ndërruar jetë nga COVID-19. Ka ndërruar jetë Ylli Xhaferri nga Rrogozhina që punonte si mësues. 67-vjeçari prej 10 ditësh trajtohej në shtëpi teksa mësohet se sot ka ndërruar jetë në spitalin ”Shefqet Ndroqi”.
Kjo është një tjetër humbje nga radhët e arsimit pasi vetëm 3 ditë më parë një tjetër mësues, kësaj radhe në Gramsh ndërroi jetë nga COVID-19 teksa dhjetëra të tjerë janë infektuar në Shqipëri.
Bashkia Rrogozhinë ka bërë të ditur se një ndër viktimat e sotme nga COVID-19 është mësuesi i letërsisë Ylli Xhaferri.
“Ylli Xhaferri ishte një qytetar shembullor , shkrimtar i shkëlqyer , mësues letërsie në qytetin e Rrogozhinës , ku edukoi breza të tërë nxënësish.
Një pasuri e madhe intelektuale dhe një burim frymëzimi jo vetëm për armatën e mësuesve, por për të gjithë qytetin tonë.
Sot ai u nda nga jeta duke lënë pas trishtimin e ikjes së një njeriu të rrallë, një nga mendjet më të ndritura të qytetit.
Prehu në paqe Ylli !
Ngushëllime familjes!” thuhet në njoftim.