Një makinë është përfshirë nga flakët ndërsa ka qenë në ecje në rrugën ‘Jordan Misja’, në Tiranë.
Referuar njoftimit paraprak të policisë dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike.
Fatmirësisht 27-vjeçari që e drejtonte është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka vetëm dëme materiale.
Informacion paraprak
Më datë 15.11.2020, rreth orës 17:40, në rrugën “Jordan Misja”, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues M.H., 27 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.