BallinaAktualitet"Mendova të abortoj vajzën", aktorja shqiptare rrëfen historinë e saj: Ngela shtatzënë...

“Mendova të abortoj vajzën”, aktorja shqiptare rrëfen historinë e saj: Ngela shtatzënë në shkollë, mamaja më doli për zot

Aktorja Monika Lubonja ka treguar disa momente të rëndësishme të jetës së saj.

Ndërkohë që ishte e ftuar në emisionin “N’fermë në “E Diell”, aktorja ka zbuluar për publikun se kishte ngelur shtatzënë në shkollë dhe kishte menduar që ta abortonte fëmijën.

Por, falë mbështetjes së nënës së saj ajo arriti që të sillte në jetë vajzën.

“Isha e dashuruar në shkollë, ngelëm pak shtatzënë, aksidentalisht. Shoqëria më thoshte ‘ua e tmerrshme ç’të gjeti ty’. Nuk e thoshin e përdalë. Më pas kisha në plan të parë të bëja filma teatër se sa kisha filluar të luaja dhe vajta më fal o Zot, ta abortoj vajzën. Mamaja ime duke qenë mjeke e sinjalizuan, të merr s’të merr këtë fëmijë do ta bësh, edhe ne do të dalim për zot,”- tha Monika.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular