Nga Vilson Kulemani
Patriotizmi, streha e fundit e një kufome politike që ka ngelur i pastrehë pavarsisht se zotëron çdo strehë “pushteti”.
Dick Marty së bashku me Carla del Ponte të lobuar në forma të ndryshme nga Beogradi dhe instancat e Beogradit nxorën një raport “famëkeq” për ekzistencën e një “Shtëpie të Verdhë” në Xibër të Klosit ku sipas këtij raporti, aty kryeheshin transplante të organeve të ushtarëve të kapur peng nga UÇK. Ky raport u hartua fill pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe në vitin 2011 u kërkua hetimi i këtij raporti. Në thelb ky raport u përdor si një formë presioni për tu votuar dhe konsituar e ashtëquajtura Gjykata Speciale që sot ka marë nën hetim të gjithë figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sa për info paraprake një Raport nuk mund të votohet sepse në thelb raporti është një pasqyrim i një hetimi faktembledhës nga njerëzit e ngarkuar për të raportuar. Ky raport nuk u votua kurrë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Janar 2011.
Në Asamble, Shqipëria votoi pro një rezolute, e cila kërkonte hetim për çështjet e ngritura në raportin e Dick Marty.. Rezoluta i bën thirrje Eulex-it, Kosovës, Shqipërisë, Serbisë etj që të ndihmojnë me hetimin. Pra, vota nuk është pro raportit të zotit Dick, por pro rezolutës.
Sipas kronologjisë ky raport u hetua dhe më pas nga vetë EULEX dhe hetuesit e saj u hodh posht për mungesë të provave dhe kurrë nuk u vërtetua ekzistenca e një shtëpie të verdhë e kthyer në një spital ku kryeheshin ndërhyrje kirurgjikale për transplantin e Organeve.
Ky raport e kreu misionin e tij pasi u votua krijimi i Gjykatës Speciale më 3 Gusht të vitit 2015 dhe nuk u dëgjua më kurrë për Dick Marty, Carla del Ponte apo raporti i tyre.
Për kapital politik dhe në kuadër të baltosjes së kundërshtarit, Edi Rama me paturpësinë më të madhe sjell në vëmendje këtë raport. Gënjen dhe mashtron për Votime e Rezoluta duke mos pasur informacionin bazë çfarë është raporti në thelb. Më shumë se sa baltosja e kundërshtarit të tij politik, dëmin më të madh jua shkakton funksionarëve të lartë të UÇK që sot gjenden para Tribunalit të Hagës, shteti të Kosovës dhe i kryen një shërbim të madh vëllait të tij Vuçiç duke u kthyer në tellallin “zëdhënësin” e tij në Shqipëri. Është e turpshme që për disa deklarata të pamazura të një njeriu që na ka rënë për pjesë ta kemi për kryeministër duhet të ngrihen funksionarë dhe ish-funksionarë të lartë të Këshiëëot të Europës apo EULEX për të përgënjeshtruar këtë idiot noterik. Është e turpshme kë kemi për Kryeministër dhe gjithsecili nga ne është pak përgjegjës për këtë dëm historik që po i shkaktojmë Dardanisë (Kosovës).
Lufta e UÇK ka qenë një luftë kundër uzurpatorëve serb. Ka qenë luftë për Liri. Asnjë ushtar i UÇK nuk e ka kaluar kufirin matanë Serbisë, aq më pak gëzhojat e armëve të tyre. Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka drejtuar gishtin e jo armën në drejtim të popullsisë civile me etni serbe në Kosovë. Shqiptarët kanë nder e besë o i biri i Kristaqit që sjua di kuptimin këtyre fjalëve.
Gjykata Speciale vetëm do të pasteojë emrin e UÇK dhe funksionarëve të saj që janë heronj e legjenda të gjalla.