BallinaSociale“Kunati rrihte motrën time në dhomën ngjitur”, 23-vjeçarja tregon kalvarin e vuajtjeve:...

“Kunati rrihte motrën time në dhomën ngjitur”, 23-vjeçarja tregon kalvarin e vuajtjeve: Më dhunonte burri. Nëse ndahesha…

“Kunati rrihte motrën time në dhomën ngjitur”, 23-vjeçarja tregon kalvarin e vuajtjeve: Më dhunonte burri. Nëse ndahesha…

Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek ‘E Diela Shqiptare’ ka qenë një vajzë 23-vjeç e quajtur Fetije. Ajo ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme. Babain e ka humbur kur ka qenë vetëm 7 vjeç dhe kanë kaluar shumë vështirësi emocionale dhe ekonomike. Pasi u fejua në moshën 17-vjeçare, nisi dhe kalvari i problemeve të saj.

Fetije: Unë jam 23 vjeç, jam studente tek gjuhët e huaja në Tiranë. Ne jemi nga Kukësi, kemi 20 vite që jemi në Tiranë. Mamaja ime është rrobaqepëse në profesion. Kur kam qenë në moshë 7-vjeçare babai im ka ndërruar jetë  dhe mamaja ime është detyruar të rrisë 5 fëmijët e vetme. Ëndrra ka qenë gjithmonë të studioj për gjuhë të huaja dhe pikërisht për anglisht. Fillimisht fillova në Durrës për dy vite, pastaj degën e gjuhës angleze e tranferova në Tiranë.

Ardit Gjebrea: Për babin nuk më tregove asnjë gjë.

Fetije: Babai ka ndërruar jetë para 18 vitesh, kur unë kam qenë 7 vjeç. Pasi vdiq babai na la në një gjendje shumë të mjerueshme si emocionalisht, si ekonomikisht, por mamaja ime ia ka dalë duke punuar ditë e natë. Mund të themi që e kemi gëdhirë shumë herë me mamin, unë së bashku me dy motrat e mëdha, se motra dhe vëllai tjetër ishin shumë të vegjël për të punuar.

Ardit Gjebrea: Më pas në jetën tënde ndodhi një ndryshim.

Fetije: Po, unë pata një martesë të hershme. Jam fejuar në moshën 17-vjeçare dhe jam martuar 19 vjeç dhe jam ndarë 21 vjeç. Gjithmonë bëhet dikush sebep, por u bë sebep një person që merrej me këto punë, me shkesi dhe nuk isha vetëm unë, por ishim dy motra në një familje, dy motëra me dy vëllezër.

Ardit Gjebrea: Si ishte martesa jote?

Fetije: Thonë që fillimisht i ëmbël dhe është i bukur, por më pas xhelozia e sëmurë dhe e kotë, mungesa e vetëkontrollit dhe mungesa e komunikimit bënë që kjo marrëdhënie të krisej. Qëlloi që vitin që u fejova në Durrës, fillova dhe studimet po aty. Pra vitin e parë të studimeve, unë e kisha vitin e parë të studimeve. Në Durrës unë mbaja një fasadë si një bashkëshorte shumë e lumtur.

Ardit Gjebrea: Si sillej ai me ty?

Fetije: Ishte shumë xheloz dhe shumë kontrollues. Kur vinte ora 4 unë duhet të hapja kamerën në WhatsApp për të treguar ku jam dhe nëse nuk e hapja kamerën, unë mund të isha dhe në punë, ndërkohë ai po sillej në mënyrë shumë të vrazhdët nga ana tjetër e telefonit dhe unë duhet të sillesha si një bashkëshorte e lumtur, duhet të thoja gjithmonë fjalët e bukura, pavarësisht se nga ana tjetër e telefonit më thoshin gjëra jo fort të mira. Për shembull ku je, pse nuk ke ardhur, është ora 4, je apo nuk je nuse. Nusja që është nuse vjen në shtëpi, bën hyzmet, punët e shtëpisë, a e di sa gjëra ke për të bërë këtu, ndërkohë që unë isha e lodhur, kisha ardhur nga Durrësi në Tiranë për të punuar.

Ardit Gjebrea: Ai sillej vrazhdë apo edhe më shumë se kaq?

Fetije: Edhe më shumë se kaq. Kam përjetuar nga të gjitha llojet e dhunave, duke filluar nga ajo morale, psikologjike dhe fizike. Unë nuk e duroja dot, kishte net që unë flija në tokë sepse nuk mund të ndahesha. Më pengonte dhe pjesa e mentalitetit, duhet të ruaja nderin e famijes dhe të mos ndahesha pasi njerëzit do flisnin. Xhaxhai i madh nuk do më fliste me gojë.

Ardit Gjebrea: Po me motrën a flisje?

Fetije: Po flisja, por thote nuk kemi se çfarë bëjmë, jemi në dorë të xhaxhait.

Ajo tregon se gjatë kohës që ka qenë e martuar me të, familjarët ia kujtonin bukën dhe ujin që pinte në atë shtëpi dhe për shkak të kësaj, ajo vendosi që të mos merrtë më bukë në shkollë, duke u sëmurur dhe duke kaluar në anoreksi.

Fetije: Unë në Durrës shkoja dhe vija, pra e bëja vajtje-ardhje, ndërroja 4 autobuza për të ikur dhe 4 për të ardhur dhe duhet të punoja pas shkolle. Nga shumë strese që kisha në shtëpi, mua më binte të fiktë në shkollë. Në shtëpinë time, të bashkëshortit tim më përmendej buka që haja dhe uji që pija. Unë si njeri i ndjeshëm vrisja mendjen shumë dhe nuk fillova të marr më bukë.

Për dy vite që kam qëndruar aty bashkëshorti im më ka financuar shkollën, më pas këto herët që mua më binte të fiktë më janë gjetur pranë shumë persona rastësorë sepse nuk i thoja mamit, nuk doja ta mërzisja, por unë po vuaja shumë. Një ditë roja e shkollës, ishte femër më thotë çfarë ke ti që të bie të fikte kaq shpesh, nuk shkon mirë me familjen e burrit?

Nuk më ka lënë të dal nga klasa derisa unë t’i rrëfehesha asaj. Unë asaj zonjë i jam shumë mirënjohëse sot, pas më bëri që unë të rrëfehem, të çlirohem nga ajo që po më mbyste, po më merrte frymën. Merr mamin tim në telefon dhe i thotë që vajza jote ka rënë në depresion, a e di se çfarë po përjeton vajza jote?

Mami ka ardhur me vrap më ka marrë në Durrës. Unë kam shkuar dhe shumë herë për të bërë qetsuesa dhe shumë herë sorume, sepse nuk haja, u bëra anoreksike.

Ardit Gjebrea: Më trego për shkollën, i mbarove studimet?

Fetije: Po i mbarova studimet.

Ardit Gjebrea: Mami e di që t’i e ke dhënë provimin e Bachelorit?

Fetije: Jo, mami e di që jam duke studiuar sepse e diel sot dhe e kam ditën e nesërme, por ndërkohë që unë e kam bërë provimin. Përgjigjen dhe dëshminë nuk e kam marrë akoma sepse do pak kohë.

Fetije ka treguar se ajo dhe motra ishin martuar me dy vëllezër. Ata ishin të dy të dhunshëm dhe ushtronin dhunë fizike tek të dyja. Sipas 23-vjeçares, gjëja më e dhimbshme është momenti kur dëgjonte motrën të rrihej nga bashkëshorti në dhomën tjetër dhe të mos bënte dot asgjë.

Ardit Gjebrea: Motra nuk fliste me bashkëshortin që t’i thoshte diçka të vëllait?

Fetije: Çfarë t’i thoshte bashkëshortit, kur ai e rrihte motrën time shumë. Të rrish në një dhomë dhe në dhomën ngjitur të rrihet motra jote dhe të ndihesh e pafuqishme dhe që të shkosh ta mbrosh. E kam dëgjuar dhe e kam kundërshtuar që ta bëjë këtë gjë. I jam përgjëruar shumë herë bashkëshortit tim që most a prekë me dorë. I kam thënë vere dorën në zemër nëse ke dhe ti motër, të lutem, të përgjërohem. Nuk i jam përgjëruar për asnjë gjë, por për atë gjë i jam përgjëruar.

Ardit Gjebrea: I je përgjëruar më shumë për motrën sesa për vete?

Fetije: Po, i jam përgjëruar që të shkojmë e ti thotë të lutem mos e prek me dorë. Motra ime nuk fliste, e mbante përbrenda, ndërsa unë shprehesha të paktën. I jam përgjëruar të shkoj ta shoh dhe mamin se ka qenë shumë e sëmurë sepse nuk më linte ta shikoja. Mamin e kisha vetëm 20 minuta në këmbë, kaq afër e kisha. Vetëm një herë në muaj duhet të shkoja ta takoja mamin sepse një nuse me adet e shikon mamanë një herë në muaj.

Ardit Gjebrea: Ti nuk je më me bashkëshortin?

Fetije: Jo nuk jam.

Ardit Gjebrea: Po motra jote?

Fetije: Jo as ajo nuk është.

Ardit Gjebrea: Kush u nda e para?

Fetije: Motra një ditë më shkruan mesazh, ishte në Itali. Vitin e dytë të martesës sime motra ka ikur në Itali në emigrim për të punuar me bashkëshortin dhe sot e kësaj ditë atje është. Punon, ka një partner të mrekullueshëm që e do dhe e respekton dhe e mbështet maksimalisht, është shumë e shëndetshme dhe ka ndryshuar tërësisht.

Më çon një mesazh dhe më thotë të lutem ndahu ti se unë nuk kam guxim. Vetëm ta mendonte fjalën ndarje, nuk e di se çfarë mund t’i ndodhte. Unë marr guximin, ditën që unë bëj dy vite martesë më 25 Shtator, ish-bashkëshorti im më thotë, kam një dhuratë për ty, e pyeta se çfarë dhurate. Tha dua të marr një vajzë më të re se ty, ndërkohë që unë isha vetëm 21 vjeç. Dhuratë sipas bashkëshortit tim që unë do torturohesha duke e parë atë që kishte një femër tjetër në krah, ndërkohë që unë isha me të në shtëpi, të merrte një nuse të dytë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular