BallinaKryesoreMedia zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja...

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e thonë të dhënat zyrtare nga nga Berna, raporton media zvicerane në gjunë shqipe, Le Canton27.ch, duke iu referuar të dhënave nga Zyra Federale e Statistikave (OFS) në Neuchatel.

Anglishtja si gjuha kryesore po përparon dhe madje po zëvendëson italishten në podiumin e gjuhëve më të folura në vend. Gjuha shqipe konsiderohet si një nga gjuhët më të njohura në Zvicër. Ndërsa zyra Federale e Statistikave njoftoi së fundmi se për herë të parë në më shumë se 10 vjet, më shumë njerëz në Zvicër flasin shqip sesa portugalisht.

Autoritetet zvicerane (OFS) ndërkohë pohojnë se italishtja nuk është më gjuha e tretë në Zvicër, por se anglishtja e ka shfronësuar atë. Christophe Freymond nga Enti Federal i Statistikave deklaroi se numri i shqiptarëve është rritur ndjeshëm në krahasim me komunitetet e tjera. Çdo vit qindra prej tyre natyralizohen, pra marrin pasaporta zvicerane.

Sipas Zyrës Federale, sot në Zvicër jetojnë dhe punojnë mbi 300.000 shqiptarë, përkatësisht qytetarë që flasin gjuhën shqipe, dhe shumica dërrmuese e tyre janë nga Kosova. 200 shqiptarë nga Kosova jetojnë në Zvicër, 70 nga Maqedonia e Veriut, 20 nga Lugina e Preshevës dhe një numër më i vogël nga Shqipëria dhe Mali i Zi. Autoritetet njoftojnë se mbi 100.000 shqiptarë tashmë janë natyralizuar dhe kanë pasaporta zvicerane.

Gjuhët që fliten në Zvicër

59.5% e banorëve të qyteteve zvicerane deklarojnë gjermanishten si gjuhën e tyre kryesore. Nga pjesa tjetër, 22.8% frëngjishten. Nëse marrim parasysh gjuhët jokombëtare, shohim se anglishtja është zhvilluar ndjeshëm, duke përbërë sot gjuhën e tretë kryesore prej 8,1% të popullsisë rezidente, madje duke ia kaluar italishtes me 8%.

Përveç kësaj, rreth një e treta e njerëzve thonë se nuk kanë përkatësi fetare. Pas katër gjuhëve zyrtare, prin gjuha shqipe Plurilingualizmi po fiton terren në shtetit helvetik. Dy të tretat e popullsisë përdorin rregullisht më shumë se një gjuhë në javë.

Të rinjtë flasin më shumë një gjuhë të dytë apo edhe të tretë. Popullsia zvicerane po bëhet gjithnjë e më shumëgjuhëshe. Kjo zbulohet nga sondazhi mbi gjuhët, fenë dhe kulturën, i kryer për herë të dytë nga Zyra Federale e Statistikave (OFS), ku shqipja renditet pas katër gjuhëve zyrtare në Zvicër.

Sipas të dhënave të reja të Zyrës Federale të Statistikave te siguruar nga gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch, mbi 100.000 njerëz sot e flasin gjuhen shqipen në Zvicër. Në përqindje, kjo nënkupton se 3.4 për qind e qytetarëve të Zvicrës flasin shqip.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular