Do të startojë në orën 18:00 në “Air Albania”, sfida mes Shqipërisë dhe Kazakistanit, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Objektivi i kuqezinjve është padyshim fitorja, për të shpresuar deri në fund, te vendi i parë në grup. Trajneri Edi Reja, e ka vlerësuar maksimalisht këtë përballje, duke mos bërë shumë eksperimente, për sa i përket titullarëve.
FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Berisha, Veseli, Ismajli, Gjimshiti, Hysaj, Abrshi, Memushaj, Kallaku, Uzuni, Manaj, Cikalleshi. Trajner: Edi Reja.
KAZAKISTANI: Pokatilov, Alip, Vorogovski, Maroçkin, Kerimzhanov, Kuat, Bejsebekov, Abiken, Sujumbajev, Shetkin, Aimbetov.