Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes në aksin rrugor Librazhd-Peshkopi.
Aksidenti është regjistruar pranë fshatit Fushë-Studen, ndërsa është përfshirë automjeti me targë AA 764 JR dhe një kamionçinë.
Si pasojë e kësaj përplasje janë lënduar tre shtetasit që ndodheshin në mjetin me targë AA 764 JR. Ata janë transportuar për në spitalin e Librazhdit ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Burime për Ora News shprehen se një prej të plagosurve është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Elbasanit për një mjekim më të specializuar, por jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe një grup hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.