BallinaAktualitet"Covid-19 nuk dëmton vetëm mushkëritë"/Dr.Kalo: Pasojat afatgjata, qëndroni në kontakt me mjekët

“Covid-19 nuk dëmton vetëm mushkëritë”/Dr.Kalo: Pasojat afatgjata, qëndroni në kontakt me mjekët

Shqipëria po përjeton ditë të vështira për shkak të virusit Covid-19. Numri i lartë i pacientëve të shtruar po çon drejt ezaurimit kapacitetet në spitale.

Por përveç kujdesit për të infektuarit, ekspertët e shëndetit shtrojnë nevojën e krijimit të një strukture për trajtimin e pasojave post-Covid.

“Jemi ende në kohë për të hapur struktura të veçanta, siç ka filluar dhe bota dhe që quhen struktura post-Covid. Të sëmurët që e kalojnë por kanë probleme të regjistrohen, të trajtohen dhe të ndiqen për një kohë të gjatë”.

Mjeku Infeksionist Tritan Kalo, thotë se Covid-19 nuk prek dhe dëmton vetëm mushkritë por edhe organet e tjera jetike.

“Ky virusi prek si nga sistemi nervor qëndror, prek pulmonet, prek veshkat, prek heperin. Pra është një virus i shtrirë kudo në organet tona. Për pasojë, efektet e tij në këto organe do të ndjehen për një kohë të gjatë”

Pasojat e infektimit janë afatgjata ndaj Doktor Kalo kërkon nga qytetarët që të qëndrojnë në kontakt me mjekun e familjes edhe pasi të rezultojnë negativ nga virusi.

Sot u shënua numri më i lartë i infektimeve që nga nisja e pandemisë në vend.

597 persona rezultuan pozitiv me koronavirus ndërsa 11 pacientë humbën jetën.

Në javën që lamë pas Covid-19 shkaktoi 3 mijë e 624 të prekur dhe 64 viktima.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular