BallinaKronikeMakina përplas këmbësoren tek vijat e bardha, dërgohet me urgjencë në spital

Makina përplas këmbësoren tek vijat e bardha, dërgohet me urgjencë në spital

Disa çaste më parë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur përballë pallatit të sportit në Tiranë. Një zonjë është përplasur tek vijat e bardha nga një automjet i tipit “Fiat Punto”.

Personi i gjinisë femër ishte duke kaluar në vijat e bardha me semaforin të jeshil, që do të thotë se kishte përparësi, ndërsa makina ishte me shpejtësi të madhe duke e përplasur.

Gjithashtu bëhët me dije se në vendngjarje ka mbërritur ambulanca duke i dhënë ndihmën e parë.

Ende nuk bëhet e ditur nëse shoferi është shoqëruar në komisariat, por gjendja e të plagosurës duket e rënduar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular