BallinaBotaSulmohet me armë autobusi, të paktën 34 të vdekur

Sulmohet me armë autobusi, të paktën 34 të vdekur

Të paktën 34 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë kanë marrë plagë të lehta në Etiopi, pasi një grup i armatosur sulmoi një autobus në rajonin Benishangul-Gumuz.

Lajmi është konfirmuar nga Komisioni Etiopian i të Drejtave të Njeriut, sipas të cilit sulme të tjera kanë ndodhur gjithashtu gjatë natës.

“Numri i viktimave aktualisht është 34 por mund të rritet”, thuhet në njoftim.

Komisioni e përkufizon episodin si “një sulm i pakuptimtë ndaj civilëve” dhe u bën thirrje autoriteteve të ushtrojnë vigjilencë maksimale dhe të koordinojnë më ngushtë midis forcave rajonale dhe federale të sigurisë.

Nuk dihet ende se kush qëndron pas këtij sulmi tragjik, që mori jetën e 34 personave të pafajshëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular