BallinaAktualitetDetajet rrënqethëse/Si u infektua 28-vjeçarja shtatzënë viktimë e COVID 19

Detajet rrënqethëse/Si u infektua 28-vjeçarja shtatzënë viktimë e COVID 19

Detaje rrëqethëse dalin në dritë nga vdekja e 28-vjeçares shtatzënë, Emanuela Dalipi, te Spitali Infektiv, nga koronavirusi.

Gazetarja “Balkanweb”, ka qenë në familjen e të ndjerës, ku jashtë kamerave familjarët kanë treguar historinë tragjike të infektimit të të resë.

“E reja ishte 5-muajshe shtatzënë. Para një muaji kishte pasur një ndërhyrje në një dhëmballë, pas problemeve, dhe prej asaj kohe ka pasur dhimbje të vazhdueshme koke. Ka shkuar në një klinikë private dhe ka bërë një vizitë për dhimbjet e kokës, ku menjëherë më pas i janë shfaqur edhe problemet me frymëmarrjen. Ajo ka shkuar sërish për vizitë, ku mjeku i ka dhënë mjekim për azëm. Kjo ja ka vështirësuar edhe më shumë gjendjen shëndetësore. Pastaj ajo është drejtuar drejt spitalit Covid-1, ku është trajtuar për një javë.

Katër ditët e para ka qenë në dhomat e spitalit, por duke qenë se ishte dhe shtatzënë kishte vështirësi në trajtimin e saj, pasi ilaçet ndikonin te shtatzënia, duke i bërë që fëmija t’i ngjitej lart dhe vajza kishte anoreksi, nuk hante. Për këtë, ajo është futur në operacion për t’i nxjerrë fëmijë nga barku, pasi vështirësohej jeta e të dyve. Dy ditë më parë ajo është futur në operacion, ku fëmija i ka lindur i vdekur”, kanë thënë familjarët për “BalkanËeb”.

Pas humbjes së foshnjës, janë shprehur familjarët e 28-vjeçares, ajo nuk ka luftuar për jetën, duke u dorëzuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular