BallinaBotaMakaoja do të integrohet aktivisht në zhvillimin e gjithanshëm të Kinës

Makaoja do të integrohet aktivisht në zhvillimin e gjithanshëm të Kinës

Rajoni i Posaçëm Administrativ i Makaos do të shtojë përpjekjet për mëkëmbjen ekonomike dhe për t’u integruar aktivisht në zhvillimin e përgjithshëm të vendit vitin e ardhshëm, tha të hënën kryeekzekutivi i Makaos Ho Iat Seng.

Në fjalimin e tij mbi politikat për vitin fiskal 2021, Ho shprehu bindjen për mëkëmbjen ekonomike të Makaos, por pranoi që ky proces do të jetë i ngadaltë.

Sipas tij, në vitin 2021, qeveria e Rajonit të Posaçëm do të përpiqet të zbatojë masat antiepidemike, të nxitë mëkëmbjen ekonomike, të diversifikojë ekonominë vendase, të ruajë sigurinë kombëtare e stabilitetin shoqëror dhe të integrohet aktivisht në zhvillimin e përgjithshëm të vendit.

Ekonomia e Makaos është ndikuar nga pandemia e COVID-19, posaçërisht në fushën e turizmit dhe të lojërave të fatit, dhe kjo ka nxitur nevojën për diversifikimin e saj.

Ho thotë që qeveria do të përpiqet për ngritjen e nivelit të sektorëve tradicionalë, do të promovojë zhvillimin e sektorit modern financiar, do të forcojë tregtinë elektronike ndërkufitare, të zhvillojë më tej kulturën e sportet dhe do të shtojë mbështetjen për kompanitë e vogla e të mesme.

Ndërkohë, Makaoja do të vazhdojë të përmirësojë sistemin ligjor dhe mekanizmin e zbatimit për ruajtjen e sigurisë kombëtare, si edhe do të forcojë arsimin përkatës. Do të merren masa për të parandaluar depërtimin dhe ndërhyrjen nga forcat e jashtme.

Kryeekzekutivi theksoi gjithashtu mundësitë e reja për Makaon, në një periudhë kur Kina po përpiqet të zbatojë planin e 14-të 5-vjeçar. (Jiang Lei)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular