BallinaAktualitetPunonjësi me COVID, pronarët falsifikojnë tamponin: Na mbyllet fabrika

Punonjësi me COVID, pronarët falsifikojnë tamponin: Na mbyllet fabrika

Një punonjës i firmës Gulit sh.p.k, me shenja të COVID, detyrohet nga pronarët  ta bëj tamponin në emër të vëllait, pasi rrezikojnë mbylljen e fabrikës.  Madje ata i kërkojnë punonjësit që t’i lajmërojë dy ditë para se të bëjë tamponin në shtet, që të mund ta heqin nga skema e sigurimeve.  Për të shmangur problemet me shtetin, pronarët e drejtojnë të bëj tamponin në një spital privat, duke ia paguar ata tamponin, por me kushtin që punonjësi  të mos japi emrin e tij.

Punonjësi me COVID, pronarët falsifikojnë tamponin: Na mbyllet

Fiks Fare solli me zë e figurë se si pronarët e fabrikës së thasëve te letrës dhe polipropilenit, Gulit sh.p.k,  ushtrojnë presion mbi punonjësit e tyre që ka shenja të COVID, vetëm e vetëm që mos të rrezikojnë mbylljen e fabrikës.  Në telefonatën e transmetuar në emision midis punonjësit 40 vjeçar dhe menaxherit të fabrikës, ky i fundit i kërkon që tamponin ta bëj në një spital privat, duke mos dhënë emrin e tij, por të një familjari.

Punonjësi me COVID, pronarët falsifikojnë tamponin: Na mbyllet

Kjo pasi me daljen e emrit të punonjësit në sistem, atyre u kërkohet pezullimi i punës në fabrikë. Si rrjedhojë menaxheri  i kërkon që ai të paraqitet me emrin e të ëmës ose edhe të vëllait që ndodhet në Greqi, por vetëm me emrin e tij të vërtetë jo. Ose nëse punonjësi do të paraqitet për të kryer tamponin me emrin e tij, menaxheri i kërkon që ta njoftojë dy ditë para për ta hequr nga skema e sigurimeve që mos të kenë probleme me fabrikën. Ata madje i premtojnë se përveç pagesës së tamponit do i paguhen edhe ditët e qëndrimit në shtëpi, mjaftonte vetëm të mos merrte raport.

Punonjësi me COVID, pronarët falsifikojnë tamponin: Na mbyllet

Këtë e konfirmon edhe biseda e të shoqes së 40 vjeçarit  me pronarët e fabrikës, ku shprehet qartë se  njëri prej tyre i ka shkuar në shtëpi dhe u ka kërkuar që  Bernardi të mos e bënte tamponin në shtet, pasi do u krijonte probleme tek puna nëse dilte pozitiv me COVID. Madje ai u kërkon edhe të mos merrnin raport, pasi do ia paguanin të gjitha ditët e qëndrimit në shtëpi, gjë që nuk ndodhi.

Punonjësi me COVID, pronarët falsifikojnë tamponin: Na mbyllet

Pronari  në kamerë të fshehtë i thotë të shoqes së punonjësit që nuk e sëmurën  ata.  “Po si qenka  ky muhabet të dalë burri jot pozitiv të më mbyllin  mua fabrikën e punës?  Për këtë punë i kam thënë çunit që tamponin ta paguj unë vetëm që ta çoj ta marr përgjigjen siç dua unë, ça keni ju tashi?  Nuk kamë asnjë detyrim për t’i paguar ditët që nuk ka qenë në punë” i thotë gruas së Bernardit.

Punonjësi me COVID, pronarët falsifikojnë tamponin: Na mbyllet

Bernardi bën tamponin në spitalin privat të drejtuar nga punëdhënësit e tij, por  me emrin e vëllait, Erjonit, i cili ndodhej në Greqi,por dikur ka  qenë një  punonjës në këtë fabrikë.  Fatmirësisht tamponi del negativ . Tamponi i përket Bernardit, por  në fletë përgjigje figuron me emrin e të vëllait, Erjonit.

Punonjësi me COVID, pronarët falsifikojnë tamponin: Na mbyllet

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular