BallinaKryesoreEdi Rama dështon me integrimin europian për herën e shtatë

Edi Rama dështon me integrimin europian për herën e shtatë

Edhe gjatë presidencës gjermane të Bashkimit Europian, qeveria shqiptare do të dështojë me integrimin për të shtatën herë që kur socialistët erdhën në pushtet në 2013. Pas konferencës së Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, ku është diskutuar për zgjerimin, u vendos që të mos kryhet Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Burime nga Bruksel shpjegojne se 5 vende të BE janë të gatshëm të ushtrojnë veton, pasi Shqipëria nuk ka përmbushur asnjë nga 6 parakushtet e vendosura nga BE në fillim të këtij viti.

Në përfundim të takimit të Ministrave të Jashtëm, përfaqësuesi i Gjermanisë, Michael Roth u pyet nga gazetarja e Abcnews, Erisa Zykaj, nëse Gjermania ia ka dalë të bindë vendet e tjera për të caktuar një datë për Konferencën Ndërqeveritare me Shqipërinë. Në përgjigjen e tij, Roth foli për dy kushtet e paplotësuara, duke lënë të kuptohet se edhe këtë fundviti do të ketë refuzim.

“Unë e ndjeva se mbledhja e sotme ishte në frymën e duhur për të na dhënë mundësinë që të arrijmë në konkluzione pozitive në fund të presidencës tonë, që do të thotë vënien në zbatim të kornizave negociuese dhe hapjen e konferencave ndërqeveritare. Me të drejtë, ju iu referuat Shqipërisë dhe thatë se mbeten ende dy pika, dy çështje ende të pazgjidhura dhe to janë pjesë përfundimeve të mbledhjes së Prillit. Së pari është nisja e punës së Gjykatës Kushtetuese dhe së dyti, impelmentimi i ligjit zgjedhor. Gjithsesi arsyet që të jemi optimistë se këto do të ndodhin shpejt, janë çështje të vështira sigurisht. Çështja e Gjykatës Kushtetuese ka të bëjë me ligjin e vetingut, për të pasur më shumë gjykatës dhe prokurorë që të zëvëndësojnë ata që u larguan nga detyra. është një vend i vogël dhe kjo do të kërkojë kohë. Sigurisht që në një vend të polarizuar si Shqipëria ka konflikte politike. Ndodh në shumë vende që të jetë e vështirë që të ketë konsensus për Kodin Zgjedhor. Por Shqipëria është në rrugën e duhur. Nuk mund ta them ende, nëse mund të kemi një konkluzion të suksesshëm në fund të këtij viti” u shpreh Roth.

Pas përmendjes së dy kushteve të paplotësuar nga Shqipëria, Michael Roth foli për Maqedoninë e Veriut dhe votën kundër të paralajmëruar nga Bullgaria.

“Të gjithë përfaqësuesit shprehën mbështetje për një konkluzion pozitiv, përveç Bullgarisë (votë kundër Maqedonisë së Veriut). Pavarësisht kësaj, javën e fundit Gjermania është përpjekur që të bindë miqtë tanë për të rënë dakort dhe shpresojmë që rregullojmë pozicionin tonë, por mesazhi sot ishte i qartë” u shpreh Roth.

Roth vazhdoi se mbeten ende pak javë kohë kur Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të negociojnë për të gjetur gjuhën e përbashkët dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre në lidhje me gjuhën dhe historinë, por ai tha se të gjitha vendet e tjera ishin dakort që për Maqedoninë e Veriut të kishte përparim në procesin e integrimit.

Dështimi për Shqipërinë ishte i pritshëm, pasi qeveria e Edi Ramës nuk ka përmbushur kushtet e BE në fillim të këtij viti. Së pari, Gjykata Kushtetuese u përfshi nga një spirale konflikti mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta dhe u desh ndërhyrja e Komisionit të Venecias që qeveria të tërhiqej nga një skemë për kapjen e këtij institucioni, që çoi në vonesa të mëtejshme për fillimin e saj nga puna.

Kushti i dytë, ai për arritjen e një konsensusi për reformën zgjedhore, ka qenë një tjetër dështim i paralajmëruar dhe këtu fatura shkon direkt tek kryeministri Edi Rama. Duke llogaritur se një koalicion i madh opozitar do të ishte një disfatë e sigurt për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 Prillit, Rama ndryshoi në mënyrë të njëanshme Kushtetutën dhe pastaj Kodin Zgjedhor, duke i dhënë një goditje fatale klimës konsensuale që krijuan marrëveshjet e mëparshme me opozitën.

Pavarësisht paralajmërimeve nga kancelaritë perëndimore dhe nga ambasadorët, kryeministri i Shqipërisë u mbrojt pas sovranitetit të vendit, duke “djegur” me ndërgjegje shanset për të ecur para në procesin e integrimit.©Lapsi.al

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular