BallinaKryesore“Shqiptarëve u duhet një qeveri që nuk shpenzon kohën në Instagram”- Basha...

“Shqiptarëve u duhet një qeveri që nuk shpenzon kohën në Instagram”- Basha publikon videon dhe premton…

Nëpërmjet një spoti në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se shqiptarëve u duhet një qeveri që punon për ta.

Duke u ndalur tek situata aktuale e luftës ndaj koronavirusit, Basha thotë se shqiptarëve u duhet një qeveri që është në vijën e parë të kësaj lufte dhe jo një qeveri që shpenzon kohën në Instagram.

Postimi i plotë:

Qytetarëve shqiptarë i duhet një qeveri që punon për ta. Që punon për ty!

Një qeveri që nuk merret me dallavere politike, por që siguron ndihmë ekonomike për çdo familje.

Një qeverisje që nuk e shpenzon kohën në Instagram, por që është në vijën e parë të luftës me Covid-19.

Një qeveri që ndez dritën e shpresës për shqiptarët.

Qeveria që ne do të ndërtojmë!

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular