BallinaOP EDHaluçinacionet e fundit të diktaturave. Rama &Co vazhdon të ushqejë “zjarrin e...

Haluçinacionet e fundit të diktaturave. Rama &Co vazhdon të ushqejë “zjarrin e kazanit” të mashtrimeve!

Nga Tritan Shehu

Rama & Co vazhdon te ushqeje “zjarrin e kazanit” te mashtrimeve!
Megjithese askush nuk mund te marre seriozisht ate cfare ai “kazan” rilindas po nxjerr keto dite per Bashen dhe veprimatrine e tij normale ne Kosove, perseri ai grup genjeshtaresh kongenitale apo te rekrutuar, vazhdon te djege “dru” poshte tij, per te mbajtur te gjalle ate flake te genjeshtres.
Me fakt duke degjuar keto brockulla vetem mund te buzeqeshesh me dhimbje (se te qash nuk ja vlen per fundin e Rilindjes), duke konstatuar keshtu se ne cfare kenete eshte zhytur kjo qeverisje dhe me cfare metoda gebelsiane kerkon shpetimin prej aty.
Me kujton kjo ato qe kam perjetuar dikur ne vendin tim apo lexuar, per halucinacionet e fundit te diktaturave kur ditet po u numuroheshin, sic po i numurohen tashti Rames deri me 25 prill.
Nqs ajo “rregji” mendon se keshtu do te mjegullohen deshtimet e medha qeverisese ne keto vite, katastrofa Covid ku e ka futur vendin, apo dhe inisiativat e veprimet e tij me nje rreze me te gjere si “tellall” i Vucicit per Serbine e Madhe” ne “Jugosllavine e Re”, qe vecse kane demtuar rolin e Shqiperise e shqiptareve ne Rajon, per stabilitetin e rrugen europiane te tij, gabon rende!
Ne fakt kjo “kenge” e ketij sekti mjeranesh tashme ne ankthet e fundit te tij, vecse u transmeton te gjitheve tinguj lirie e shprese per ndryshimet e aferta, sic ben cdo kembane funebre per “vdekjen” e rregjimeve te urryera.
Dhe ne fund, mos u merrni me me keto klithma agonike, kohet do te ndryshojne shpejt tashme!!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular