Ish-deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Edi Rama po përdor si armë të vjetër të tij manipulimin e listave të votuesve.
Bylykbashi thekson se pavarësisht taktikave të Ramës për manipulime listash, ai do të humbë në zgjedhjet e 25 prillit.
“Zgjedhës që banojnë e votojnë prej 20 apo 30 vitesh në Tiranë apo qytete të tjera, i ka degdisur me vendbanim neper Shqiperi pa e ditur qytetaret. Qytetarët po ankohen përdite se shteti ua ka ndryshuar vendbanimin pa i pyetur dhe pa kërkesë të tyre siç urdheron ligji. Shkojnë për të marre nje certifikate dhe e gjejne veten te “internuar” ne qytet apo fshat tjeter. Kjo është e paligjshme dhe përbën vepër penale”, shkruan ish-deputeti demokrat.
Postimi i ish-deputetit të PD-së Oerd Bylykbashi:
Antiligji, arma e vjeteruar e Rames per manipulimin e listave te votuesve- Njesoj si në zgjedhjet për bashkinë të vitit 2003 kur, për t’u rizgjedhur Kryetar i Bashkise se Tiranes, e çoi burrin e familjes në listën e zgjedhësve në Kombinat dhe gruan e ccoi tek QSUT dhe kështu shpërndau mijëra zgjedhës nga një cep i Tiranes në tjetrin, tani Edi Rama po përpiqet të manipulojë listat e zgjedhësve me të njëjtën skemë.
Zgjedhës që banojnë e votojnë prej 20 apo 30 vitesh në Tiranë apo qytete të tjera, i ka degdisur me vendbanim nëpër Shqipëri pa e ditur qytetarët. Qytetarët po ankohen përditë se shteti ua ka ndryshuar vendbanimin pa i pyetur dhe pa kërkëse të tyre siç urdhëron ligji. Shkojnë për të marrë një certifikatë dhe e gjejnë veten të “internuar” në qytet apo fshat tjetër. Kjo është e paligjshme dhe përbën vepër penale.
Ndryshimi i fundit i ligjit të Gjendjes Civile me ndikim në zgjedhje, vetëm 5 muaj para zgjedhjeve, ndryshim me të cilin Qeveria heq sanksionet eper mosdeklarim të vendbanimit, janë vetëm një përpjekje e radhës e Ramës që të legjitimojë shkeljet dhe kaosin e listave të zgjedhësve. Çdo manipulim në regjistrat e gjendjes civile është manipulim i listave të zgjedhësve.
Edi Rama po i kthen standardet e zgjedhjeve tek niveli skandaloz i viteve 2000-2003. Por këto manipulime të trasha po dalin mbi ujë, do të bllokohen dhe shkelësit e ligjit deri tek nëpunesit e gjendjes civile që falsifikojnë të dhënat do të përgjigjen.
Presidenti i Republikes ia ktheu mbrapsht këtë ligj me shkelje te standardeve të zgjedhjeve. Me shumë të drejte ai ngriti alarmin për këtë perpjekje për manipulim të listave nga Qeveria.
Por Edi Ramës nuk i shohin sytë kur afron humbja e zgjedhjeve. Kur ka frikë se humb ai përpiqet të shkatërrojë zgjedhjet. Pavarësisht tentativave të dëshperuara, me 25 prill 2021 ai thjesht humb.