BallinaKryesorePrezantimi i Bujar Leskajt si drejtues politik i PD, pas Vlorës entuziazëm...

Prezantimi i Bujar Leskajt si drejtues politik i PD, pas Vlorës entuziazëm dhe në Delvinë e Sarandë

Zgjedhja e Bujar Leskajt nga kryetari i PD Lulzim Basha si drejtues politik në qarkun e Vlores është pritur mjaft mirë tek qytetarët dhe strukturat e Partisë Demokratike në të tre degët e saj. Kjo u pa qartë dhe tek prezantimi që iu bë në Vlorë dhe më pas Delvinë dhe Sarandë.
Zoti Leskaj ka nisur punën ne terren pa humbur kohë për të punuar për fitoren e partisë të cilës i ka dhënë në mënyrë sistematike nga vetja këto 30 vite dhe i ka ka besuar dhe në këto momente të rëndësishme për të dhe vendin.
Në prezantimin nga Vlora duke parë entuziazmin e anëtarësisë z.Leskaj kërkoi që së bashku të punohej fort për të shporrur Ramën nga Vlora dhe qeverisja dhe për t’u dhënë qytetareve të Vlorës dhe PD rezultatin elektoral më spektakolar të këtyre 30 viteve.
Edhe në prezantimin në degës së Delvinës dhe Sarandës z.Leskaj do të pritej me entuziazëm dhe kjo konstatohet dhe konfirmohet dhe nga strukturat.
Kreu i degës së PD Delvinë Hari Imeri gjatë prezantimit të z.Leskaj ndër të tjera shkruan: -“Së bashku me kryesinë dhe 17 drejtuesit e strukturës të degës, nën një atmosferë entuziazmi dhe fryme bashkëpunimi, prezantuam dhe mirëpritëm drejtuesin politik të Partisë Demokratike në Qarkun tonë z.Bujar Leskaj“. I njëjti entuziazëm e shoqëroi prezantimin e z.Leskaj edhe në Sarandë aty ku sikurse në Vlorë kryesuesi politik i qarkut shprehu përkushtimin e tij në këtë fushatë dhe i  bindur në rezultatin mjaft pozitiv dhe fitues në zgjedhjet për Qarkun e Vlorës e fitore në gjithë Shqipërinë kërkoi një angazhim maksimal nga strukturat për të mundësuar një fitore spektakolare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular